Policia e shtetit u ka dërguar një letër ndjese të gjithë bizneseve në afërsi të parlamentit, të cilat edhe ato e pësuan nga gazi lotsjellës në protestën më të fundit të opozitës.
Madje ajo protestë, pas përfundimit, më shumë kishte të komentuar, e po ashtu të kontestuar, gazin lotsjellës të lëshuar gati “pa kriter”, se rishfaqjen e dhunës nga protestuesit. /tesheshi.com/