Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Po partizani i parë kur hyri në Shkodër, me 28-të apo 29-të?! Ja ç`dëshmon At Zef Pllumi në kujtimet e tij

by te Sheshi
28/11/2015
in Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Po partizani i parë kur hyri në Shkodër, me 28-të apo 29-të?! Ja ç`dëshmon At Zef Pllumi në kujtimet e tij

Deri më tani, në debatin gati mbi 20-vjeçar mbi ikjen e gjermanit të fundit nga Shqipëria, më specifikisht nga Shkodra, nëse kjo ka ndodhur me datë 28-të apo me 29-të, nuk është trajtuar fakti se kur hyri partizani i parë në Shkodër; pasi dhe kjo do ishte në funksion të sqarimit të së vërtetës së ndodhur mes këtyre dy datave.

Pra, jemi marrë me gjermanin e fundit e aspak me partizanin e parë.

Dhe, duke iu referuar kujtimeve të At zef Pllumit në veprën e tij të njohur “Rrno për me tregue”, partizani i parë ka hyrë më 29-të. Sa për 28-ën, kleriku i njohur i paraqet gjermanët në ikje, por jo tërësisht të ikur. Ja çfarë shkruan i ndjeri:

28 Nandori 1944 qe nji ditë e ftohtë, e zymtë, ndoshta ma e zymta që prej shpalljes së pamvarsisë. Qysh në fëmijni këtë ditë e kishim festue me dritë, ngjyra, kangë, brohori e flamuj. Flamujtë ishin naltue në kumbanoret e kishave, por ishin si të vetmuem dhe atë ditë nuk i kqyrte kurrkush.

Gjermanët ishin largue të gjithë prej kazermave, zyrave dhe vend-rojeve të tyne në drejtim të Malit të Zi. Shkodra priste hyjmen e partizanëve, të cilët ndër kodra të Bardhajve, në Postribë e përtej Urës së Bahçallëkut pritshin largimin e plotë të gjermanëve.

…………..

29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë. Në orën 10.30 -11 nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane e prime prej major Gjin Markut. Flamurit kombtar  që valvitnin përpara i kishin shtue nji yll të kuq. Na kqyrshim pas grilave të dritareve.        

Edhe pse çështja e datës së çlirimit është atribut i historianëve, politika e ka marrë peng atë dhe nuk e lëshon, pavarësisht fakteve të servirura.

Data 29 nëntor si datë e çlirimit të Shqipërisë, u hoq me dekret presidencial nga ish-presidenti Berisha fill pasi PD erdhi në pushtet në vitin 1992. Në gjykimin e të djathtëve, ajo ishte një datë e kompromentuar ideologjikisht, pasi ishte zgjedhur prej Enver Hoxhës për të qenë në sinkron me datën e çlirimit të Jugosllavisë një vit më vonë, pra me datë 29 nëntor.

Por pas ardhjes së PS-së në pushtet në vitin 1997, gjithaçka u kthye zyrtarisht siç ishte, por palët mbetën të ndara, sikurse dhe sot.

Tani, sikur të ndodhte e të ngjallej gjermani i fundit për të deklaruar me gojën e tij nëse e kaloi kufirin me 28 apo me 29, nuk ka gjasë që qasja politike në Shqipëri ndaj datave në fjalë të ndryshojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Foto dite nga Prishtina: kur pozojnë mustaqellinjtë e shqiptarisë

Foto dite nga Prishtina: kur pozojnë mustaqellinjtë e shqiptarisë

Aplikacioni i ri që po ‘çmend’ përdoruesit e internetit (video)

Aplikacioni i ri që po ‘çmend’ përdoruesit e internetit (video)

Ana tjetër e panjohur e pastës së dhëmbëve

Ana tjetër e panjohur e pastës së dhëmbëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni