Media serbe njofton policia rrugore ka ndaluar në autostradën Beograd – Novi Sad një automjet me targa të Kosovës që ka qenë me një shpejtësi prej 289km/h.
Emri i drejtuesit nuk bëhet i ditur, por thuhet se ai është me kombësi shqiptare dhe banim diku në vendet e Perëndimit, pra emigrant.
Sipas mediave ai është gjobitur dhe me 100.000 dinarë, veç ndalimit.
Rasti ka bërë bujë pasi bëhet fjalë për një shpejtësi të tipit Formula Uno. /tesheshi.com/