Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A po e shkelin Kushtetutën Thaçi, Mustafa dhe Veseli me thirrjet publike (presionet) ndaj deputetëve për votim të Demarkacionit?

by te Sheshi
25/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
A po e shkelin Kushtetutën Thaçi, Mustafa dhe Veseli me thirrjet publike (presionet) ndaj deputetëve për votim të Demarkacionit?

Nga Blendi Gashi

Ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në seancën plenare ku përfundimisht do të mësohet fati i Demarkacionit me Malin e Zi, krerët më të lartë të shtetit, ka kohë që kanë nisur presionet ndaj deputetëve që të japin votën pro për marrëveshjen në fjalë.

Tre krerët më të lartë të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli, ditëve të fundit kanë filluar një fushatë të paparë, ku në çdo paraqitje publike, qoftë konfereca, tryeza, paraqitje në media, u bëjnë thirrje publike deputetëve të votojnë pro Demarkacionit.

Duke u thirrur në emër të SHBA-së, drejtuesit e shtetit mundohen të bëjnë presion sa më të madh ndaj deputetëve të caktuar, për më tepër thonë se ata që nuk e votojnë Demarkacionin janë edhe kundër Amerikës pasi që shteti në fjalë publikisht ka deklaruar se Kosova nuk humb territor nga shënjimi i kufirit me Malin e Zi.

Por, a po e shkelin Kushtetutën e vendit, presidenti, kryeministri e kryekuvendari me thirrjet dhe presionin që po u bëjnë në vazhdimësi deputetëve për ta votuar marrëveshjen?!

Neni 70 i Kushtetutës ku flitet për mandatin e deputetit thotë:

“Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.

Kurse, neni 74 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë:

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit”.

“Krerët e shtetit po bëjnë shkelje flagrante të Kushtetutës”

Drejtues opozitar dhe njohës të kushtetueshmërisë në vend, thonë se krerët e shtetit po e shkelin Kushtetutën me thirrjet dhe presionet që po bëjnë ndaj deputetëve për ta votuar marrëveshjen për Demarkacionin.

ranbo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë se thirrjet e presidentit, kryeministrit dhe kryekuvendarit për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës.

“Neni 70, paragrafi i parë në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve.

Në këtë vend gjithmonë ka pasur disa njerëz që për pare e për interesa kanë qenë në gjendje ta shesin edhe babën edhe nanën, por shumica gjithmonë ka qenë në krah të kësaj Kosove.

Deputetët e Kosovës nuk u janë nënshtruar shantazheve as në kohën e Millosheviqit dhe kanë ditur që edhe nën rrethim, edhe formalisht, t’i nisin themelet e kësaj Republike”, ka deklaruar Haradinaj.

smakaa

Njohësi i kushtetueshmërisë në vend, Riza Smaka thotë se krerët e shtetit me presionin që po bëjnë mbi deputetët, po bëjnë shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ai thotë se po të ndodhte një gjë e tillë në shtetet demokratike, do të kërkohej menjëherë dorëheqja e tyre.

“As presidenti, kryeministri por as kryekuvendari nuk kanë auttorizim të bëjnë imponime, presione mbi deputetët, siç po bëjnë ditët e fundit, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetuen, statusin e deptuetit dhe ligjin për deputetin. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetës dhe e rendit juridik.

Në shtetet demokratike, të së drejtës, një veprim i tillë do të ishte i mjaftushëm të shkarkohen drejtuesit e shtetit pa kurrfarë diskutimi. Është e patolerueshme të bëhen joshje me privilegje të caktuara për t’i përfituar votat për Demarkacionin. Kjo është e paparë, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Deputetët duhet të votojnë të lirë, ashtu si dëshirojnë ata, kjo është rregull elementare”, thotë Smaka, për tesheshi.com.

Ndryshe, më datë 1 shtator do të mbahet seanca plenare ku një prej pikave të rendit të ditës do të jetë projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Përmirësohet gjendja e pesë shqiptarëve të plagosur nga tërmeti në Itali

Përmirësohet gjendja e pesë shqiptarëve të plagosur nga tërmeti në Itali

Gjykata franceze e shtetit do të vendosë mbi ligjshmërinë e ndalimit diskriminues të burkinit

Gjykata franceze e shtetit do të vendosë mbi ligjshmërinë e ndalimit diskriminues të burkinit

Shkencëtari rus synon revolucion në teknologjinë kompjuterike

Shkencëtari rus synon revolucion në teknologjinë kompjuterike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni