Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A po dështon krijimi i partisë së re politike në Kosovë nga Deda dhe Kusari?

by Te Sheshi
08/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
A po dështon krijimi i partisë së re politike në Kosovë nga Deda dhe Kusari?

Nga Bashkim Kastrati

Dalja e deputetit Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe deklarata e tij se kjo ndarje po bëhet për të krijuar një subjekt të ri politik, u prit me interes të madh. Ato ditë ai mori pjesë në shumë emisione, duke prezantuar idenë e partisë së re. Ndërkohë, kësaj iniciative iu bashkua edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, e Behgjet Pacollit.

Në këtë iniciativë të re politike u përmendën emra të ndryshëm të politikanëve aktualë, por edhe të anëtarëve të shoqërisë civile, por shumica e tyre e mohuan bashkimin me të, ndërsa disa deklaruan se nuk mund të bëhen pjesë e një subjekti politik kur nuk dihet as kryetari, e as programi politik.

Ilir Deda pati deklaruar në fillim të muajit maj, gjatë një interviste për mediat në Kosovë, se në javën e fundit të qershorit do të bëhet publik emri i partisë se re politike, anëtarët, selia dhe vizioni i saj. Por që nga ajo kohë e deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë.

Edhe pse kanë kaluar pothuajse katër muaj nga publikimi i kësaj ideje, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Për më shumë se kaq, kjo iniciativë e re politike nuk e ka të përcaktuar as udhëheqësin e vet. Deda dhe Kusari patën publikuar një fotografi së bashku në një nga lokalet e Prishtinës, ndërsa kanë komentuar se kryetari e ka bërë atë foto, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen se kush ishte kryetari i këtij subjekti të ri politik.

Një veprim i tillë nuk është pritur mirë nga qytetarët dhe analistët, pasi më shumë ngjasonte si një lajm i showbiz-it se kush fshihet pas kujt, duke krijuar personazhe mistike.

Por, në anën tjetër, duke marrë parasysh situatën politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, krijimi i një formacioni të ri politik nga një grup i ri njerëzish do të ishte një alternativë e re për qytetarët e Kosovës. Ndërsa ideja e Dedës dhe grupit të tij që ta krijojë një subjekt të ri politik në njëfarë mënyre po e “djeg” këtë mundësi për ndonjë grup tjetër që ende nuk kanë qenë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Iniciativa e Dedës nuk gjeti përkrahje

Kushtrim Gashi, opinionist, ka thënë për tesheshi.com se ideja për themelimin e një subjekti të ri politik ka rënë në heshtje sepse nuk gjeti përkrahje në mesin e shoqërisë civile, dhe as në mesin e qytetarëve, dhe si e tillë ka mbetur vetëm një ide, e asgjë me tepër.

“Kjo ide do të aktualizohet kur të vijë koha e zgjedhjeve nacionale, mirëpo se sa do të ketë mbështetje tanimë veç po dihet,” thotë Gashi.

Sipas tij, subjektet e reja politike në Kosovë nuk do të mund të kenë mbështetje të madhe për shkak se qytetarët janë të lodhur nga partitë politike ekzistuese, e të mos flasim që numri i këtyre partive të shtohet.

Subjekti i ri politik nuk duhet të ketë figura të konsumuara politike

Publicisti Faik Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se krijimi i një subjekti të ri politik është domosdoshmëri dhe mënyra e vetme për të bërë ndryshime pozitive në Kosovë.

“Kam thënë edhe më se alternativë e vetme që mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme është krijimi i një formacion të ri politik, i përbërë nga intelektualë të rinj, profesionistë, me integritet të lartë dhe të panjollosur. Kasta e vjetër politike dëshmoi se është në gjendje ta shkatërrojë dhe ta degradojë shtetin, dhe nëse vazhdohet me figurat e njëjta, shteti do të shkojë drejt humnerës,” thotë Krasniqi.

Ai deklaron se partia e re e proklamuar muaj më parë nga Ilir Deda, nëse e ka seriozisht që të ketë sukses për ndryshime rrënjësore në mentalitetin qeverisës, nuk duhet të ketë brenda saj figura të konsumuara, e aq më pak politikanë të komprometuar, sepse me njerëz të tillë kjo parti do të ishte një dështim dhe këtij pushteti kriminal vetëm sa do t’ia zgjaste jetën.

“Z. Deda që në start do të jetë i dështuar nëse, siç është përfolur nëpër media, në këtë parti do jenë shumë figura që kanë mbartur poste të rëndësishme qeveritare, sepse me ata njerëz s’do ishte fare serioz para qytetarëve të pashpresë të këtij vendi,” theksoi Krasniqi. /tesheshi.com/

Related Posts

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)
Kritikë

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh
Politikë

Reuters: Shqipëria e vogël pret samitin e madh

16/05/2025
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Next Post
Vajza futet në kundravajtje, jep një arsye që lë pa fjalë policët

Vajza futet në kundravajtje, jep një arsye që lë pa fjalë policët

Kundërshtarët e regjimit sirian nisin betejën për marrjen e tërë Halepit

Kundërshtarët e regjimit sirian nisin betejën për marrjen e tërë Halepit

Forca të mëdha ushtarake serbe dynden në kufirin me Kosovën

Forca të mëdha ushtarake serbe dynden në kufirin me Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025
Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

Paradoksi i debatit në median shqiptare: analistë që “s’dinë” të shkruajnë(!)

16/05/2025
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni