Shkencëtarët amerikanë kanë llogaritur se sasia totale e plastikës së prodhuar ndonjëherë është 8.3 miliardë tonë. Një masë tronditëse materiali që është krijuar praktikisht në 65 vjetët e fundit.
8.3 miliardë tonë plastikë janë baraz të rëndë sa 25 mijë herë ndërtesa e “Empire State” në Nju Jork ose sa një miliard elefantë.
Problemi më i madh është se sendet plastike, si paketimet, kanë prirjen të përdoren vetëm për periudha të shkurta kohe dhe më pas hidhen.
Më shumë se 70 për qind e prodhimit të përgjithshëm tashmë është në zinxhirin e mbeturinave, pjesa më e madhe në landfille – por shumë plastikë është e përhapur në mjedis, përfshirë edhe oqeanet.
“Po drejtohemi me shpejtësi drejt “Planetit të Plastikës”, dhe nëse nuk duam të jetojmë në këtë lloj bote atëherë duhet të mendojmë dy herë sesi i përdorim materialet, në veçanti plastikën”, thanë shkencëtarët. /tesheshi.com/