KQZ ka marrë vendimin për të shtyrë me një orë afatin e mbylljes së qendrave të votimit nëpër gjithë Shqipërinë. Pra, nga ora 19.00, afati shtyhet për në orën 20.00.
Ndodh kjo ndërsa është konstatuar pjesëmarrje e ulët në votime, por dhe një fluks në rritje pas orës 18.00.
Ndërkohë, si Rama e si Basha kanë lëshuar thirrje publike për të nxitur njerëzit të votojnë. Sipas trendit të deritanishëm, këto zgjedhje rrezikojnë të “deligjitimohen” nga një bojkot i votuesve. /tesheshi.com/