Dy ditë pas publikimit të rezultateve të programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve PISA, e cila renditi Kosovën në vendet e fundit në botë, ka sjellë reagimin e kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke dhënë një propozim të veçantë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka kërkuar që këtij testi t’i nënshtrohen ministrat, deputetët e kryetarët e komunave të Kosovës, në mënyrë që të dihet nga të gjithë, se ku qëndrojnë me nivelin e dijes.
Ahmeti përmes këtij shkrimi ka ironizuar siç duket me një pjesë të ligjvënësve e kryetarë komunash, por dhe drejtues tjerë, një numër i të cilëve tashmë është e ditur se kanë probleme me shkrim e lexim, për të mos folur për shkencë e matematikë.
Ky program e klasifikoi Singaporin në vendin e parë në botë, ndërsa në test morën pjesë nxënësit e moshës 15 vjeç./tesheshi.com/