Petrit Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së në Parlamentin e ri që do të nisë punimet në shtator, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një pyetje Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përgjegjësinë që ka ai dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit përsa i takon kultivimit të kanabisit në vend.
Duke iu referuar Qendrës Evropiane të Drogës, Vasili thotë se vendi ynë është ende në gjendje kritike përsa i përketë kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
“Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.
Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij. Meqenëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?
Apo edhe për drogën, që po shkatërron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!”, shkruan Vasili. /tesheshi.com/