Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Edmond ARIZAJ: Shuplaka e Musinesë që na përskuq

by te Sheshi
02/08/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Edmond ARIZAJ: Shuplaka e Musinesë që na përskuq

Musine Kokalari. Sa herë më kujtohet ky emër, e lexoj apo i rikthehem historisë së saj, më drithëron. Nëse ndonjëherë duhet bërë ndonjë monument përkujtimor për persekucionin intelektual, ai duhej mëshiruar tek figura e kësaj gruaje. Por rrënqethja nuk më vjen nga personi i saj dhe qëndrimi. Për këtë ndihem mirënjohës. Nuk më vjen as prej veprimtarisë politike të saj. As nuk e gjykoj hiç, përveçse si lirinë e saj të mendimit. Dhe e respektoj. Nuk më vjen as prej punës së saj shkencore. Madje gjendja ime s’ka të bëjë fare me qëndrimet e Musinesë, por me qëndrimet karshi Musinesë.

E lexoj dhe e rilexoj sa herë; vendos ndonjëherë veten në vendin e personazheve pa emër, pastaj vendos të tjerë emra në vendin e tyre dhe ribëj një skenë të re, me emra të rinj. Dhe një pyetje ma bllokon trurin: Si vallë mund të sillesh aq kafshërisht ndaj një gruaje të pambrojtur nga e cila mund të dëgjoje dhe mësoje shumë?

E nuk po flas aspak për të lidhurit me frontin, me partinë, ata me pozitë, apo ata që pretendonin pozitë. Po flas për njerëz të thjeshtë, për ata që vuanin njësoj si ajo, për ata të gjykuar e paragjykuar njësoj si ajo; për këta njerëz që nuk rrezikonin asgjë, përveç jetës së mjerë që tashmë ua kishin dhënë. E megjithatë kanë menduar si kafsha: të shpëtoj ç’të shpëtoj, të plagosurin po e lë pas! Frika, frika se mos humbasin gjënë e fundit që u ka mbetur: frymën. Sepse gjë tjetër nuk u kishin lënë; as pasuri, as katandi, as moral, as mendim, as liri. E megjithatë asaj ia refuzuan një fjalë, një mbështetje, një përkujdesje, mor po një grusht dhé vetëm me frikën se nëse i shihnin me armiken, u merrnin frymën, që gjithsesi ua morën.

Nëse trajtohesh si qen rrugësh…Ndoshta mendonin se me këtë sjellje do të binin në sy për mirë, e duke u ngjitur mbi fatkeqësinë e asaj armikes, do të dilnin nga mizerja. Eshtë pikërisht ajo që të bën të drithërohesh: sjellja prej kafshe që na është imponuar dhe që sot e kemi kaq të përditshme e kaq të dukshme, madje as nuk përpiqet njeri ta fshehë.

Musineja na e ka plasur turinjve këtë sjelljen tonë që para 30-40 vjetësh. E nëse asaj atëherë i mohuan një fjalë, një dorë, një sup ku të rënkonte nga dhimbjet e sëmundjes, duke menduar se do të vëreheshin nga olimpasit e do të përfitonin diçka, sot ndodh po e njëjta gjë, por jo kundrejt armiqve por kundrejt komunitetit, dinjitetit e ndershmërisë.

Po bëhen gati 20 vjet që dëgjojmë lëvizjet e shëmtuara të mijëra personave në parti të ndryshme. E duke ikur nga një parti tek tjetra, lëshojnë vrer mbi atë të parën. Vrer të cilin e lëpijnë pas vetëm dy-tre vjetësh. E nuk ndodh kjo si dikur me Musinenë, vetëm me ata që kërkonin të mbanin frymën gjallë. Jo, jo. Kjo na ndodh para syve me elitën, me ata njerëzit që shpërndajnë mendje, na ndodh edhe në TV. Një përdalje e shpifur. Sepse ideologjia në këtë vendin tonë është gati zero. Dhe normalisht këto lëvizjet andej e këtej nuk janë për ideale e për platform, janë për interes. Thjesht interes i shitur në paketim ideali.

Po si mund të jemi kaq jovertebrorë? Po njeriu mund të jetojë fare mirë edhe pa u bërë kërmill. Ndoshta jo si Musineja, sepse si ajo duhet të kesh tjetër ADN dhe me ç’duket kjo e jona ka pësuar deformime të forta; por diku aty afër, diku në këmbët e saj. Të paktën me dinjitet. Po, njeriu shqiptar mund të jetojë edhe me dinjitet, pa u bërë një masë veshtullore që ngjitet ku dhe si të mundet; që përpiqet t’i hyjë në qejf olimpasve të rinj apo titanëve që rrëzojnë olimpasit, e kështu me rradhë.

Kemi 20 vjet që na vrasin sytë e na shurrdhojnë veshët duke na shitur moral idealist, megjithëse çdo dy vjet lëpijnë çka kanë vjellë më parë. Janë kaq shumë dhe janë kaq të ngjashëm me ata të panjohurit që nuk i hidhnin as një grusht dhé një gruaje të vdekur. Shenjat e shuplakës së saj duken kaq qartë dhe’ nuk dihet se sa kohë do të duan të ikin nga faqet tona. Fitimi i dinjitetit qenka më i vështirë se integrimi. /tesheshi.com/

`

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Bëni kujdes me përdorimin e tharëses së flokëve në hotele

Bëni kujdes me përdorimin e tharëses së flokëve në hotele

Pas kërkesës së Edi Ramës për dorëheqje, ikin 60 % e drejtorëve të spitaleve

Pas kërkesës së Edi Ramës për dorëheqje, ikin 60 % e drejtorëve të spitaleve

Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese…

Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni