Një peshk apo një bretkosë? Apo të dyja bashkë? Këtë pyetje po bëjnë mjaft persona në Zelandën e Re, të cilët kanë gjetur një kafshë të mistershme në Bay of Islands,
Ata që qartësojnë disi në lidhje me këtë gjallesë janë stuiuesit në Museum of New Zealand Te Papa Tongarewa, të cilët, duke publikuar imazhet e ekzemplarit, e kanë përcaktuar si ‘peshku me këmbë’.
“Ndoshta kjo lloj krijese është një lloj bretkose-peshk, por nuk e dimë me siguri deri sa të kemi mundësinë ta ekzaminojmë. Bretkosat-peshk kanë kafshimin më të shpejtë se çdo vertebror tjetër. Goja e tyre hapet me një shpejtësi të krahasueshme me atë të predhës së kalibrit 22”,- thonë studiuesit./tesheshi.com/