Drejtësia koreanojugore e dënoi me 24 vjet burg e një gjobë prej 16 milion dollarësh, ish-presidenten e vendit Park Geun-hye.
Ajo u shpall fajtore për dhënie ryshfet dhe abuzim me pushtetin.
Park, 66 vjeçe, u akuzua për presion ndaj bizneseve të mëdha që me anë të dy fondacione të mbështesnin nismat e saj politike, si dhe marrje ryshfetit nga kreu i grupit Samsung për favore qeveritare. /tesheshi.com/