Kryeministri Albin Kurti foli në parlament në kuadër të përvjetorit të radhës së Epopesë së Jasharajve në Prekaz, dukue zbuluar dy koiçidenca, sipas tij kuptimplota, në lindjen dhe vdekjen e Bacës Adem.
“Në tre ditë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. Në mesin e tyre 17 gra dhe 9 fëmijë. I lindur në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, e i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori”, tha Kurti.
Sipas tij, vërtet ishte NATO-ja ajo që e çliroi Kosovën, por Jasharajt janë po aq meritorë për lirinë.
“Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Lirinë që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët dhe martirët. Faktor tjetër është NATO ndërsa më pas janë kontributet e secilit prej nesh”, theksoi shefi i qeverisë së Kosovës.
Kurti veçoi bilancin e asaj lufte heroike me serbët, duke theksuar se “në tre ditë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. Në mesin e tyre 17 gra dhe 9 fëmijë”. /tesheshi.com/