Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përtej batutave: çfarë po synon Rama me “dëgjesat qytetare”?

by te Sheshi
25/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Përtej batutave: çfarë po synon Rama me “dëgjesat qytetare”?

Partia Socialiste mori një mandat të qartë qeverisje e vetme edhe për 4 vitet e ardhshme në zgjedhjet e 25 qershorit. Por në vend që ky votbesim ta qetësonte kryeministrin Edi Rama, e ka vënë këtë të fundit në pozitën e një llogaridhënie para popullit. Fill pas fitores, ai së bashku me ekipin e deputetëve kanë nisur një “fushatë” të dytë me takime me qytetarët në çdo qytet.

E titulluar “dëgjesa me qytetarët” ky tur do të zgjasë 30 ditë dhe do të prodhojë atë që ai e quan “koalicioni qeverisës me qytetarët” dhe që synon të fusë frymën anti-korrupsion tek njerëzit, t’i nxisë ata të denoncojnë çdo rast abuzim, por nga ana tjetër të shkundë burokratët e administratës.

Po çfarë është turi i dëgjesave dhe për çfarë po shërben ai?

Ideja e Ramës lindi pas një postimi në facebook ku ai u kërkoi ndjekësve të denonconin të korruptuarit e administratës, ku vërshuan me mijëra komente dhe nga të cilat u prodhua një “fletë-rrufe” me 100 emra zyrtarësh, ndër të cilët kishte dhe njerëz që nuk kishin asnjë llidhje me administratën, siç ishte rasti i ish-volejbollistes kampione të Dinamos, Mimoza Ibrahimi.

Emri i saj tregoi se lista kishte gabime, ishte jo-etike “etiketimi” si të korruptuar pa prova, por efektin e bëri: u futi të dridhurat të gjithë drejtorëve dhe vartësve të tyre në administratë.

Nuk u mor vesh se çfarë ndodhi me këtë listë, nëse u ndëshkuan, u pushuan nga puna, apo vijuan të qetë punën me “njollën në biografi”, por kryeministri gjeti një mënyrë për të mbajtur njerëzit e karikuar në këtë temë.

Kështu ai vendosi që t’u japë mundësi që denoncimet t’i bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë para tij ose deputetëve të tij edhe live në kameran e facebook-ut të Ramës.

Dëgjesat, të cilat po shkojnë drejt fundit, kanë prodhuar shumë batuta dhe spektakël. Por përtej kësaj kanë prodhur dhe shumë frikë në radhët e administratës.

Çdo zyrtar e ka kuptuar që nuk është kapadai në zyrën e tij, ku është futur me mik apo për kontributin politik për partinë në fushatë.

Zyrtari i vogël dhe i madh sot ka kuptuar se i del emri në fletë-rrufetë e Ramës, shkarkohet nga detyra dhe madje shkon dhe në burg nëse shkel ligjin, kërkon ryshfet apo sorollat qytetarin.

Shembujt ishin mjaftueshëm për të çuar mesazhin në çdo zyrë shteti dhe ky duket se ka qenë i gjithë qëllimi i këtij udhëtimit të Ramës nëpër rrethe, dhe pse ulja e tij “gju më gju me popullin” u krahasua me modelin e diktatorit Hoxha.

Në Berat  një grua u ankua për sorrollatjet në zyrën e Aluizni-t për legalizimin e një shtese pallati dhe Rama e shkarkoi drejtorin lokal të kësaj agjencie publikisht.

Nga zonja e Beratit morën zemër shumë zonja e zotërinj që të thonin hapur ankesat e tyre personale apo për komunitetin ku jetojnë.  Burokracia e hipotekave, e legalizimeve, korrupsioni i pushtetit vendor, etj. njerëzit hapën thesin nxorën mllefin që kishin brenda me shtetin

Pas gruas nga Berati, një tjetër zonjë i dërgoi sms Ramës për policët tatimorë që i vinin gjoba të paligjshme tek biznesi i saj. Tatimorët u arrestuan në flagrancë dhe video e arrestimit të tyre u shpërnda nga Rama me diçiturën “i madh e i vogël të ngremë krye ndaj këtij soji”.

Ai madje huazoi nga komunizmi edhe parrullën “armik i popullit” për të etiketuar tatimorët e koprruptuar.

“Këta janë Armiku Publik Nr.1 i popullit shqiptar sot dhe i madh e i vogël, duhet të ngremë krye kudo dhe kurdo na dalin përpara… Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar. Kjo s’është punë që bëhet thjesht me sms kryeministrit, po me një presion të papërballueshëm, total, orë e minutë të koalicionit për Shqipërinë që Duam mbi Armikun Publik Nr.1”- shkruan Rama duke kërkuar që luftën me korrupsionin ta bëjë me njerëzit.

Duke u hapur derën halleve të popullit, duke i nxitur njerëzit që të tregojnë me gisht të korruptuarit Rama po thyen edhe një model të keq të sjelljes së shqiptarëve karshi ligjit, kulturën e korrupsionit në çdo shërbim publik që merr, që nga spitali, shkolla e deri tek një çertifikatë në bashki. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Reali “e mbyll” në parim me Mbappe për 180 milion euro

Reali “e mbyll” në parim me Mbappe për 180 milion euro

Si të ruani ngjyrën e xhinseve vetëm me këtë truk të thjeshtë

Si të ruani ngjyrën e xhinseve vetëm me këtë truk të thjeshtë

Jetët e të tjerëve: brenda muzeut të STAS-it në Gjermani përmes fotografive

Dosjet e sigurimit, deputetët e rinj refuzuan verifikimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni