Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PËRSHKRIM/ A e njihni këtë qytet? Quhet Rrogozhinë, as majtas e as djathtas, por…

by te Sheshi
01/06/2021
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
PËRSHKRIM/ A e njihni këtë qytet? Quhet Rrogozhinë, as majtas e as djathtas, por…
28
SHARES

Nga Marjeta Çurumi

Rrogozhina, qyteti i Rrogozëve, kërthiza e Shqipërisë, siç u pëlqen rrogozhinasve të quhen.

Në këtë qytet, që nuk është as majtas as djathtas, por fiks në qendër të Shqipërisë, njerëzit janë fjalëpakë por jo punëvetë.

Shenjat e qyteteve të mëdha mund t’i gjesh që të gjitha këtu, edhe pse në miniaturë.

Këtu ke fabrikën, edhe pse nuk është në punë. Ke supermarketin, që si një imitim i denjë i një qendre tregtare të vërtetë, i ka të gjitha llojet e produkteve dhe markave të ushqimeve dhe çorapeve. Madje, dhe Gambo-n (Xhambon) e madh me lodra për fëmijë e gjejmë të përfshirë këtu. Këtu, në qytetin e vogël që për fat i bie të jetë sipër Shkumbinit, ke dhe spitale, nga ato modernët, me pllaka të shkëlqyeshme dhe shtretër të lartë. Stafi është i përgjithshëm, por dyert, dritaret dhe së fundmi dhe batanijet dhe çarçafët janë të veçantë.

Pastërtia dhe rregulli është hedhur në çdo skutë, por pacientët janë të rrallë. Një pacient në orë. Dhe ai pacient që është, po shkoi shumë herët, do presë një orë pas derës derisa të mbarojë doktori kafenë e mëngjesit, fiks si gjithandej në qytetet e qytetëruara të Shqipërisë. Por, po shkoi shumë vonë, ta zëmë në orën 13.00 apo 13.30, nuk gjen më doktor. Prit kur të vijë mjeku që ka turnin. Po nuk durove, ik, shko ku të duash, por që të mos humbësh kohën, shko më mirë në privat. Edhe atje do të duhet të presësh se 5 veta e kanë takimin në 4 përnjëherë me ty. Edhe nja dy-tre të njohur të doktorit e sportelistëve hynë pa radhë, por ti mos u mërzit se punë do mbarosh. Vonë, vonë, por do mbarosh.

Këtu në Rrogozhinën e qendrës, që ka shtrirje dhe majtas dhe djathtas, mund të gjesh gjithashtu dhe turlilloj tipash nga më i zakonshmi deri te më i veçanti. Interesaxhiu, sherrxhiu, partixhiu, hipokritxhiu, qylaxhiu e të tjerëxhiu janë të zakonshëm këtu. Por më interesanti prej tyre është vjellxhiu. Ky është një kombinim i bukur ndërmjet spiunxhiut që gjarpëron heshtur pranë teje dhe hasedxhiut që ushqehet me anët e dobëta të tjerëve. Ky nuk ha, vetëm vjell. Vjell barishte, shkurre, ferra të helmuara që i burojnë natyrshëm nga zemra e sëmurë. Këta lloj tipash gjenden kudo, por kur gjenden në  vende të vogla si Rrogozhina, u del fort në pah shpirtngushtësia dhe përmasat e ngushta që ka zemra e tyre. Qëllimi i vetëm i tyre është të baltosin, të përlyejnë, të metamorfozojnë e të zhveshin nga vetja çdo njeri që mendon se është ndryshe nga ata, çdo njeri që ka thërrmija drite brenda vetes.

E vetmja gjë që gjen rrallë këtu janë njerëzit e rrallë. Ata që janë të sinqertë, që nuk kanë kohë për t’u marrë me të tjerët. Se koha këtu në qytetet e vogla është e gjatë. Ditënata zgjat më shumë se 24 orë për t’u marrë me punët e të tjerëve. Këtu humanizmi ose është interes ose është budallallëk. Megjithatë, jo gjithmonë kështu. Ka dhe nga ata njerëz që dalin në mëngjes në kodrat e qytetit a në rrugicat e mbushura me pemë të larta dhe thithin ajër të pastër. I janë mirënjohës Zotit për të mirat që u ka dhënë, hanë bukën e vet e shohin punën e vet. Ka mjekë e infermierë që nuk shohin në është ditë apo natë për t’iu gjendur pacentëve pranë, ka mësues për të cilët oraret nuk janë pengesë për të përmbushur misionin e tyre si ndërtues të fisnikërisë nëpërmjet dijes e vlerave, ka njerëz që punojnë fort e ndershmërisht. Të tillët, nëse e shohin një pengesë në rrugë, e heqin atë. Po qe se kanë ndonjë ushqim, frut, pije a monedhë të vogël në xhepat e qepur me djersë, e ndajnë me skamnorët, jetimët, lypësit e vegjël, që si në qytetet e mëdha i gjen buzë çdo dyqani, rruge, shkolle dhe sigurisht xhamie.

Dhe meqë përmendëm xhaminë. Edhe këtu ka xhamia, por besimtarë jo shumë. Njerëzit, si gjithandej, u janë vërsulur dyerve të kërkimit të pasurisë, pushtetit, famës dhe shumë pak dyerve të pendimit. Nuk e di pse, por edhe këtu endet një harresë e madhe në ajër. Njerëzit mendojnë se janë të përjetshëm dhe se nuk kanë nevojë për Zotin. Harrojnë që besimi është melhemi që zbut zemrat dhe i afron ato më shumë me njëra-tjetrën.

Rrogozhina është qyteti që ka dhe urë. Një urë të vjetër, poshtë së cilës është një treg. Por aty, si kudo, pak njerëz e fillojnë ditën me emrin e Zotit, ndaj shumë prej tyre, me mallrat që tregtojnë, shesin dhe shpirtin.

Shpirtin e shesin kudo, por kur e shesin dhe këtu, në një vend të vogël që nuk është as majtas, as djathtas, ose që është edhe majtas edhe djathtas, sytë të mbushen me lot. Ku po shkon njerëzimi?

Qytetërimi po ndërron përkufizim. Kodrat dhe malet duken si strehë më të sigurta. Bashkë me to dhe vetmia, veçimi me Zotin dhe lutjet për ditë më të ndriçuara.

Zoti bëftë mirë për Rrogozhinën dhe gjithë njerëzimin! /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
“Iftari i turpit”, hoxhallarë shqiptarë: Pse KMSH duhet të kërkojë ndjesë

“Iftari i turpit”, hoxhallarë shqiptarë: Pse KMSH duhet të kërkojë ndjesë

Minsk: pse një aktivist bjellorus vetënguli lapsin në fyt gjatë gjyqit? (pamje)

Minsk: pse një aktivist bjellorus vetënguli lapsin në fyt gjatë gjyqit? (pamje)

REAGIMET/ Pse italianët janë tmerruar nga lirimi i një “Derri” mafioz

REAGIMET/ Pse italianët janë tmerruar nga lirimi i një “Derri” mafioz

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni