Britania ka një problem: do më pak emigrantë ndërsa ekonomia e saj ka nevojë dëshpërimisht për më tepër.
Qeveria britanike po kërkon të zvogëlojë numrin e emigrantëve nga Bashkimi Europian pas shkëputjes së saj nga blloku në mars 2017. Ajo është duke planifikuar kontrolle më të ashpra, pavarësisht paralajmërimeve se do nevojiten më shumë punëtorë nga BE për të korrur prodhimet e vendit, për të ndërtuar shtëpi për qytetarët e saj dhe për të ndërtuar iniciativat e saj të ardhshme.
Rreziqet janë veçanërisht të theksuara në kujdesin shëndetësor. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar thotë se në Angli ka mbi 11,000 vende pune të lira për infermierë, si dhe 6,000 vende të lira në Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore.
Sistemi i mbingarkuar, i përshkruar nga Kryqi i Kuq britanik si në “krizë humanitare”, mbështetet tashmë në 33,000 infermierë nga BE. “Ne do ta përshkruanim NHS-në si një pikë kthese. Ka probleme të mëdha në personel”, tha Josie Irwin, kreu i punësimit në Kolegjin Mbretëror të Infermierisë. “Brexit e bën situatën më keq.”
Jason Filinras, një 29-vjeçar nga Greqia, u rekrutua vitin e kaluar për të punuar si infermier në vijën e frontit në një spital vetëm në veri të Londrës. Filinra u bashkua me njësinë akute të pranimeve në spital, ku kryen teste dhe përcakton se si duhet të trajtohen pacientët pasi të jenë stabilizuar në dhomën e urgjencës. “Nëse ka një pacient që nuk është në gjendje të kujdeset për veten, duhet të bësh të gjitha gjërat themelore për ta duke i ndihmuar ata me larjen, duke i ndihmuar ata me shkuarjen në tualet dhe duke i ushqyer ata”, tha ai.
Ai është vetëm një nga 250 infermieret rekrutuar nga BE nga Hertfordshire West Hospitals Trust gjatë dy viteve të fundit për të punuar në tre spitalet e saj. Qytetarët e BE tani përbëjnë 22% të stafit të saj infermieror.
Shkalla e papunësisë është në nivelin më të ulët në katër dekada, dhe thjesht nuk ka mjaftueshëm infermierë britanikë. Mungesa e punëtorëve shkurton sektorët, duke filluar nga bujqësia në arsim dhe ndër nivele të ndryshme të aftësive. Nuk ka mjaftueshëm mbledhës frutash dhe nuk ka mjaftueshëm mjekë. Nxitja politike për të zvogëluar imigracionin nga BE mund të gjurmohet që në 2004, kur Britania hapi kufijtë e saj për punëtorët nga tetë vende të Evropës Lindore që kishin hyrë në bllok. Zyrtarët qeveritarë kishin pritshmëri që 5,000 deri në 13,000 njerëz nga këto vende do të vinin në Britani çdo vit. Në fakt, 177,000 erdhën vetëm në vitin e parë.
Kritikët thonë se rritja e emigracionit ka ndryshuar strukturën e komuniteteve lokale dhe ka ulur pagat e punëtorëve britanikë. Ky është një argument që ka vlerë tek votuesit. Emigracioni ishte çështja më e rëndësishme për votuesit përpara referendumit të Brex-it në qershor 2016, sipas një sondazhi të Ipsos Mori.
Theresa May, e cila u bë kryeministër në prag të referendumit të BE, kishte premtuar të sillte migrimin vjetor neto nën 100,000. Shifra ishte 248,000 në vitin 2016. Ishte e vështirë për të përmbushur objektivin, sepse rregullat e BE-së u lejojnë qytetarëve të lëvizin lirshëm përreth bllokut.
May thotë se Brex-it do të thotë një fund i lëvizjes së lirë. “Qeveria po e vë politikën mbi ekonominë, kjo është një lojë mjaft e rrezikshme”, tha Heather Rolfe, një studiues në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale. Ekonomistët e punës thonë se një rënie radikale në emigracionin do të dëmtonte ekonominë britanike.
Zyra për Përgjegjësi Buxhetore, mbikëqyrësi fiskal i qeverisë, tha se 80,000 më pak emigrantë në vit do të reduktonin rritjen vjetore ekonomike me 0,2 pikë përqindjeje.
“Të humbasësh këta njerëz do të ishte shumë e vështirë dhe do të thoshte se disa sektorë mund ta kenë shumë të vështirë për të mbijetuar”, tha Christian Dustmann, profesor i ekonomisë në University College London.
Disa punonjës të BE-së, të mërzitur për retorikën politike dhe mungesën e qartësisë në lidhje me statusin e tyre ligjor, tashmë po largohen nga Britania. Migrimi neto nga BE ra në 133,000 vitin e kaluar nga 184,000 në vitin 2015, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Ndikimi tashmë është ndjerë: Këshilli i Infermierisë dhe i Mamisë tha se afërsisht 6,400 infermierë të BE-së u regjistruan për të punuar në U.K në marsin e vitit që përfundoi, një rënie prej 32% nga viti i kaluar. Rreth 3.000 infermiere të BE-së ndaluan punën në U.K. “Është e gjitha kjo pasiguri që do të na bëjë të largohemi”, tha Filintras. “Nuk mund të them se jam 100% i sigurt se nuk do të mendoj për largimin”. Nëse ai do të shkojë në shtëpi, do të jetë i vështirë për t’u zëvendësuar. Irwin tha së qeveria Britanike ka ndikuar që infermierët e rinj britanik të tërhiqen më pak nga ideja për të punuar në këtë profesion, pasi ka hequr programet e bursave për universitet dhe ka ulur pagat. Si rezultat, aplikimet për të ndjekur studimet në shkollat e infermierisë janë ulur me 20 %
Infermieret fitojnë një mesatare prej £ 26,000 (34,600 dollarë), ndërsa zinxhiri i supermarketeve gjermane Aldi u ofron të diplomuarve një pagë fillestare prej 44,000 ($ 58,500) dhe një makinë mjaft tërheqëse që ofrohet nga kompania. Telashet duket se po afrohen dhe në sektorë të tjerë. Një e treta e punëtorëve të përhershëm që furnizojnë Britaninë me ushqim janë nga BE, sipas Federatës së Ushqimit dhe Pijeve. Shoqata e Mikpritjes Britanike, e cila përfaqëson 46,000 hotele, restorante dhe klube, ka paralajmëruar se sektori do të përballet me një mungesë prej 60,000 punonjësish në vit nëse numri i punëtorëve të BE-së kufizohet ndjeshëm.
KPMG vlerëson se 75% e kamerierëve dhe kamariereve dhe 37% e stafit të shtëpisë në Britani janë nga BE. Fermat britanike janë shumë të varura nga punëtorët sezonalë nga blloku.
“Nëse ju nuk mund të mblidhni luleshtrydhet tuaja … atëherë supermarketet mund t’i blejnë fare mirë luleshtrydhet direkt nga Polonia”, tha Dustmann. Grupet e biznesit dhe sindikatat e punës kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që qeveria të moderojë pozitën e saj negociuese.
Por May nuk duket tw zmbrapset. “Qeveria po e interpreton votën për ta lënë BE-në, si një votë kundër emigracionit … dhe deri diku kjo është e vërtetë,” tha Rolfe. Boston, një qytet në bregun lindor të Anglisë, tregon pse: “Sipas të dhënave të regjistrimit, popullsia e huaj e lindur në qytet u rrit me 467% në dekadën e vitit 2011. Në vitin 2016, qyteti kishte përqindjen më të lartë të votuesve qe zgjedhin të largohen nga BE”. /tesheshi.com/