Në kulmin e një përplasjeje me opozitën, e cila ka si shkak një ndërhyrje në Kushtetutë për të mundësuar hapjen e listave, kryeministri Rama solli në kujtesë atë çfarë ka thënë një prej ish-presidentëve më të shquar amerikanë
“Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’, ka thënë, Presidenti i 26-të të SHBA, cituar nga Rama.
Kreu i mazhorancës po fton rregullisht opozitën, sidomos rivalin e drejtpërdrejtë Basha, që të ulet e të diskutohet për çdo problem, por prej këtij të fundit shihet si tinzar. /tesheshi.com/