Duke vijuar përplasjen në distancë me Metën për “Kakavijën”, pas një shpërthimi të beftë të këtij të fundit me akuza ndaj qeverisë duke e bërë atë fajtore për çfarë ndodhi këto ditë, shefi i qeverisë Edi Rama publikoi atë çfarë ka ndodhur në kufirin e Greqisë me Bullgarinë, shoqëruar me këtë koment:
“Sipas gazetës Ekathimerini, radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!
Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria“, shkroi Rama.
Reagimi i këtij të fundit pasoi tjetër fjalë akuzatore të Metës, duke thënë: “Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, Rama.
Edhe njëherë ndjesë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe”. /tesheshi.com/