Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përplasja fatale SHBA-Rusi në Beograd përfshin dhe vëllezërit Bytyqi, Putin dërgon njeriun më të rëndësishëm te Vuçiç

by te Sheshi
26/10/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Përplasja fatale SHBA-Rusi në Beograd përfshin dhe vëllezërit Bytyqi, Putin dërgon njeriun më të rëndësishëm te Vuçiç

Vladimir Putin ka dërguar në një vizitë urgjente, gati sekrete ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergej Shogu në Beograd, në një mision special, që duket se ka qenë edhe shkaku zyrtar i  rritjes së toneve të Uashingtonit ndaj Serbisë.

Por situata duket më e komplikuar se kaq. Sputnik thekson se Shogu ka mbërritur pikërisht për qendrën e Nishit. Ai i ka dorëzuar Vuçiçit një mesazh special për njësinë më të rëndësishme të Moskës në rajon, që ajo po e mbron me fanatizëm, edhe pse deklaron se është thjeshtë një “kapanon me zjarrëfikës”.

Ndërkaq, Moska zyrtare është shprehur e shqetësuar shumë ndaj ultimatumit të Hoyt Brian Yee, zyrtari më i lartë i DASH për Ballkanin, i dhënë gjatë një vizite të tij në Beograd.

Siç bën të ditur portal i Kremlinit Sputnik, në një komunikatë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka cilësuar si “provokacione” deklaratat e Yee, kryesisht kërkesën e prerë të tij që Beogradi duhet të zgjedhë tani se ke më të qëndrojë.

“SHBA i kërkoi Beogradit që të jetë partner me Bashkimin Europian dhe jo me Rusinë, duke shkelur kështu çdo logjikë normale të sjelljes diplomatike.

I kujtojmë SHBA se nuk është anëtar i BE-së, ndërsa kërkesa që të hiqet statusi diplomatik për punonjësit e Qendrës Humanitare të Nishit, është provokacion i pastër”, thekson Ministria e Jashtme e Rusisë.

Më pas Moska ka akuzuar Uashingtonin që pas bombardimit të Serbisë në vitin 1999, municionet me përmbajtje uraniumi janë lënë gjithandej duke shkaktuar problem të mëdha ambientale. Dhe pikërisht për këtë, sipas rusëve ka qenë edhe arsyeja e instalimit të qendrës së Nishit.

Por në fakt, kjo është vetëm pjesa në dukje e problemit, sepse siç mësohet nga mediat serbe, Uashingtoni i ka kërkuar më shumë se kaq Aleksandër Vuçiçit, sesa u tha publikisht.

Siç bën të ditur Veçernije Novosti, Hoyt Brian Yee ka kërkuar që menjëherë, punë muajsh, të shpallet vendimi i Prokurorisë dhe të çohet në gjykatë akuza për oficerët e lartë të Ministrisë së Jashtme serbe që kanë vrarë Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyqin, të cilët pasi u morën peng në vitin 1999 në kufirin me Serbinë, u ekzekutuan në një bazë të policisë serbe.

Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë edhe agjentë sekretë rusë.

Pikërisht kjo duket se është kleçka që mund të komplikojë gjithçka dhe që SHBA po këmbëngul që çështja të dalë në dritë, duke bashkëpunuar në hetime.

Vellëzërit Bytyqi ishin ushtarë të UÇK-së, por në kohën kur u morën peng ata po ndihmonin disa romë që të kalonin kufirin pa u ngacmuar nga popullsia shqiptare, që kishte krijuar një lloj antipatie për shkak të bashkëpunimit me policinë serbe.

Vëllezërit Bytyqi ishin edhe shtetas amerikanë, dhe kjo duket se tregon edhe ngulmimin e madh të Uashingtonit për ta zbardhur çështjen,

Por nëse del që shërbimet ruse kanë qenë të implikuara në këtë incident, atëherë situata bëhet më e rëndë, pasi rrëzohet publikisht reputacioni “paqësor” që Rusia kërkon të tregojë vazhdimisht në rolin e saj ndërkombëtar.

Megjithatë, siç bën të ditur Veçernie Novosti, Vuçiç duket se ka qenë mjaft i irrituar nga insistimi i zyrtarit të lartë të DASH, pasi i ka thënë Hoyt Brian Yee: “Para 9 vjetësh nuk u nxituat kaq shumë por shkuat e njohët pavarësinë e Kosovës. Tani do ta prisni pak sa të rregullojmë situatën nuk mund ta zgjidhim për dy ditë”.

Por Yee ka qenë i prerë: konflikti me Kosovën duhet të mbyllet tani.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Next Post
Vrasja e çiftit në Gjirokastër, filologu Çapajev Gjokutaj: të pafe, gjersa marrim jetë kaq lehtësisht

Vrasja e çiftit në Gjirokastër, filologu Çapajev Gjokutaj: të pafe, gjersa marrim jetë kaq lehtësisht

Rama, tjetër goditje medias: këshillon investitorët e huaj që të mos dëgjojnë gazetarët

Rama, tjetër goditje medias: këshillon investitorët e huaj që të mos dëgjojnë gazetarët

Disa mënyra praktike për të përmirësuar kujtesën tuaj

Disa mënyra praktike për të përmirësuar kujtesën tuaj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni