Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përplasja e mundshme Rama-Nishani për Hollandë, një ves i vjetër: ja precedentët

by te Sheshi
04/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përplasja e mundshme Rama-Nishani për Hollandë, një ves i vjetër: ja precedentët

Përplasja e sotme e ambasadës franceze me presidencën shqiptare për vizitën e Hollandë, nuk një ngjarje e izoluar në Shqipëri. Ajo është vijim i një serie rastesh, sidomos gjatë tre viteve ku në qeveria është e majta e në presidencë e djathta.

Kjo pasi vizitat protokollare thuajse gjithmonë shërbejnë si atu apo rast për të privatizuar një eveniment që i takon vetëm shtetit.

A ka raste të tilla? A nuk ka, duhet thënë!

Se gjithmonë kanë ndodhur. Shembuj?

Po, ja më pikantet dhe që nuk kanë vetëm Bujar Nishanin e qeverinë aktuale protagonistë, por edhe në të shkuarën:

Më 10 qershor të vitit 2007, ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Shqipërinë e vizitoi për herë të parë një President i SHBA, George W. Bush që mbahet mend sidomos përqafimet e marra në Fushë Krujë si një nga më mbreslënëset.

Në fillim pati një përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë për protagonizmin, por duhet thënë se kreu i shtetit i asaj kohe, Alfred Moisiu ndërhyri me qetësi dhe mbajti vetëm anën honorifike në Pallatin  e Brigadave pa i dhënë vetes më shumë hapësirë, si dhe darkën ceremoniale.

Kështu Berisha mori pjesën e luanit që ishte konferenca për shtyp.

Kur morën ftesën për në NATO, protokolli i Aleancës së Atlantikut të Veriut caktoi presidentin Bamir Topi si kryetar të delegacionit. Por ka ndërhyrë me forcë kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha për të mos humbur protagonizmin dhe ka ngelur në kujtesë fjalia e tij në anglisht: “This is a miracle of freedom”, natyrisht me diksionin e doktorit që u përsërit aq herë sidomos nga propaganda politike.

Incidenti u shmang për pak edhe me ndërhyrjen e ambasadorit të atëhershëm të SHBA, John Withers, i cili këshilloi DASH që Obama duhet t’i shtrëngonte duart edhe me Topin edhe me Berishën.

Por për t’ju kthyer aktualitetit, përplasjet mes qeverisë aktuale dhe Presidentit Bujar Nishani kanë qenë permanente dhe për çështje vizitash krerësh të lartë. Të përmendim tre të rëndësishme: Vizita e Papa françeskut, ajo e John Kerry-it dhe rasti i fundëm i Françoise Hollande.

Papa erdhi në Shqipëri pas një lobimi të Edi Ramës, i cili duhet thënë se ka deklaruar që është katolik me pagëzim; që i bie të jetë kryeministri i parë katolik në Shqipëri.

Dhe duke u nisur nga kujdesi që i kushton këtij lloj fakti shteti i vetëm në botë që është edhe qendër religjioni,  kjo nuk mund të anashkalohej nga selia e katolicizmit botëror. Madje Papa bekoi djalin e Edi Ramës edhe kur ishte i palindur akoma, pra në barkun e nënës së tij, por edhe gjatë vizitës në Tiranë.

Gjithsesi, ajo vizitë është shoqëruar me përlasje të forta protokollare mes Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës për të vendosur piketat e drejtimit të ceremonisë.

Por në fund u arrit një kompromis dypalësh dhe Papa u prit edhe nga Presidenti por edhe nga Kryeministri. Rama e priti në Rinas dhe Nishani në Presidencë.

Por në 14 shkurtin e vitit 2015 ka ndodhur edhe rasti më i rëndë dhe duhet thënë më i shëmtuar i një incidenti institucional.

Bëhet fjalë për vizitën në Tiranë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry. Vizita ishte vetëm disaorëshe dhe ambasada caktoi vetëm dy takime: atë me kryeministrin ku do të mbahej edhe një konferencë për shtyp, si dhe atë me përfaqësues të shoqërisë civile në Muzeun Historik Kombëtar; dhe më pas do të bëhej nisja për në aeroport.

Nuk u vendos as takim me kreun e shtetit e as me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Por Presidenca kërkoi me ngulm një axhendë dhe me sforco u vendos që kreu i shtetit, Bujar Nishani do ta priste John Kerry-n në aeroportin e Rinasit, ku bëhej fjalë për një pritje shumë pak minutëshe, vetëm një shtrëngim duarsh.

Kjo krijoi një situatë të sikletshme duke pasur parasysh disa çështje, që për etikë normalisht nuk ja vlen të përmenden në një shkrim publik.

Mediat shqiptare janë marrë shumë me këtë gjë. Arsyeja ishte, siç dukej, se opozita nuk donte që vetëm mazhoranca të merrte efektet e një vizite të lartë nga Uashingtoni.

Ndaj edhe ish-kryeministri Sali Berisha postoi me njëherë në Facebook se Kerry u takua e u prit nga Presidenti Bujar Nishani.

Ndoshta kjo është pjesë e luftës politike, por realisht nuk duhet të prishë imazhin dhe funksionin e një shteti, ku protokolli është si veshja për njeriun, pra imazhi estetik i tij.

Edhe në rastin e Presidentit Hollande, ëshët nisur nga Rama e më pas nga Nishani për të thënë se kush e ka ftuar e kush do ta sajdisë presidentin francez në fundin e mandatit të tij.

Por pse nuk u mblodhën dy institucionet për ta koordinuar vizitën, natyrisht në bashkëpunim edhe me ambasadën franceze për të hartuar një deklaratë që më pas do t’u shpërndahej mediave?

Po kjo është çështja, ata as nuk mblidhen! Shteti konsiderohet si çiflig e jo si shërbim. /tesheshi.com/

Related Posts

Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
15 fotografi që vërtetojnë se sa e ndryshon mjekra një mashkull

15 fotografi që vërtetojnë se sa e ndryshon mjekra një mashkull

Vetëvarja e një 22-vjeçari në burg, PD nis 2017-ën me akuza për qeverinë

Vetëvarja e një 22-vjeçari në burg, PD nis 2017-ën me akuza për qeverinë

Imazhi i Aylan-it i pasqyruar edhe në Mianmar

Imazhi i Aylan-it i pasqyruar edhe në Mianmar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni