2-vjeçari nigerian, u braktis nga familja pasi ata dyshonin se ai ishte fëmijë jo normal. Djali i vogël u end i vetëm rrugëve për tetë muaj. Fatmirësisht ai u shpëtua nga një ndihmëse daneze, Anja Ringgeren Loven.
Ajo e quajti djalin, Hope. Anja u kujdes për të pasi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë. Më pas punonjësja mori një trajtim të veçantë mjekësor për të, pasi vuante nga kequshqyerja.
Mbas 8 javësh, Hope pati një rimëkëmbje të mrekullueshme. Ai u kthye në gjendje normale dhe tani shijon jetën si fëmijët e tjerë. Tashmë ai ndihet i sigurt dhe merr shumë dashuri nga të gjithë. /tesheshi.com/