Qindra njerëz mund të kenë humbur jetën në Mesdhe, pas përmbysjes së dy anijeve me rreth 500 emigrantë në bord. Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit të Libisë, Zuwara.
Anija e parë që kërkoi ndihmë, kishte 50 njerëz në bord, ndërsa e dyta ka pasur më shumë se 400 vetë e në ndihmë të tyre kanë mbërritur Rojet Bregdetare Libiane. Këto të fundit po vazhdojnë operacionin për shpëtimin e njerëzve.
Dyshimet janë se në anijen e dytë me 400 persona në bord, pjesa më e madhe mund të ketë humbur jetën.
Banorët lokalë thanë se të paktën 100 trupa janë dërguar në spitalin e qytetit Zuwara, por ende nuk ka një numër të konfirmuar nga autoritetet. Nga të dy përmbysjet, deri më tani është arritur të shpëtohen vetëm 20 vetë.
Emigrantët që ishin në këtë anije vinin nga Siria, Bangladeshi dhe nga disa vende afrikane.
Rreth 2500 emigrantë kanë humbur jetën gjatë këtij viti në përpjekje për të kaluar detin dhe për të mbërritur në Europë./tesheshi.com/