Kryeministri Rama vendos të paditë gazetarin gjerman të Bild-it, Peter Tiede, e kjo fill pas përgjimeve të reja të publikuara prej tij, ku në një ndër to ishte dhe vetë shefi i qeverisë.
“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”, shkruan Rama.
Ka reaguar Tiede, edhe me ironi:
“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë, apo pse? Kasetat janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, shprehet gazetari gjerman. /tesheshi.com/