Militantët vranë të paktën 23 ushtarë dhe plagosën me dhjetëra të tjerë në një sulm mbi pikë-kontrollin e ushtrisë egjiptiane në verilindje të gadishullit të Sinait. Burime zyrtare thanë se sulmi nisi me shpërthimin e një makine-bombë.
Mes viktimave të kësaj të premte, në sulmin më të përgjakshëm mbi ushtrinë këtë vit, përfshihet edhe një zyrtar i rangjeve të larta.
Sulmi nisi kur një agresor përplasi makinën në pikë-kontrollin në kompaundin ushtarak në fshatin el-Barth, në jug-perëndim të qytetit kufitar Rafah. Ky veprim u pasua nga zjarr i dendur armësh nga dhjetëra militant të maskuar, thanë zyrtarët, që floën në kushte anonimiteti.
Ambulancat nxituan në vendngjarje, ku bilanci fillimisht u tha të ishte dhjetë ushtarë, por trupa të tjerë u nxorrën më pas nga rrënojat e një shtëpie për trupar që u shkatërrua gjatë sulmit.
Pas sulmit, militantët plaçkitën pikë-kontrollin duke marrë armët e municionet përpara se të largoheshin. /tesheshi.com/