Përbërësit:
120gr makarona integrale
dy domate të pjekura
dy qepë të kuqe të grira
160gr ton konservë të kulluar mirë nga vaji
një lugë vaj
borzilok dhe piper.
Përgatitja:
Skuqeni qepën në një tigan me vaj që nuk ngjit, pastaj shtojini domatet e grira dhe lërini të skuqen për rreth 10 minuta.
Bashkojeni tonin e grirë dhe skuqeni për 5 minuta të tjera. Në fund, shtoni piperin dhe hidhni në tigan makaronat e ziera dhe të kulluara.
Zbukurojeni me borzilok. Kompletojeni me perime. /tesheshi.com/