Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për dijeni të Gruevksit & Co: kur dygjuhësia në Maqedoni ishte diçka normale

by te Sheshi
06/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Për dijeni të Gruevksit & Co: kur dygjuhësia në Maqedoni ishte diçka normale

Nga Mensur Krasniqi

Gruevski dhe sëra e tij e kanë demonizuar aq shumë çështjen e dygjuhësisë në Maqedoni, a thua se vërtet këtij shteti do i vjen fundi nga kjo. Por e kaluara, jo dhe aq e largët, tregon se kjo, pra dygjuhësia ka qenë diçka e zakonshme. Si dëshmi për këtë, tesheshi.com ka siguruar një dokument të kadastrës së Shkupit, që daton nga viti 1955, kur Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste, e që quhej Republika Popullore e Maqedonisë.

Në këtë dokument nga ana e majtë shkruhej maqedonisht, nga ana e djathtë shqip.

Publikimi i këtij dokumenti vjen si rrjedhojë e situatës së tensionuar politike në Maqedoni, ku si shkas për mosformimin e qeverisë së re me BDI-në, partia VMRO-DPMNE gjeti “dygjuhësinë”. Sipas saj, nuk është e pranueshme dygjuhësia në tërë territorin e Maqedonisë, por vetëm si gjuhë e pakicës, sepse ky shtet siç thonë ata, është maqedonas. Nga ana tjetër kemi një parti maqedonase me qëndrime më liberale, LSDM-në si parti e dytë fituese e zgjedhjeve e cila ka pranuar Platformën e përbashkët të shqiptarëve, pjesë e së cilës është “gjuha shqipe zyrtare”, vetëm të formohet qeveria e re. Kjo ka bërë që të vijojnë protesta të njëpasnjëshme të simpatizantëve të VMRO-së, kundër LSDM-së dhe “gjuhës shqipe”.

Lidhur me dokumentin në fjalë, tesheshi.com ka marrë deklaratë nga gjuhëtari i njohur shkupjan, ish-profesori universitar, Avzi Mustafa. Ai vërtetoi se që nga viti 1946 shqiptarët të cilët llogariteshin si pakicë në Maqedoni (ish-Jugosllavi) kanë pasur të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare nëpër shkolla dhe administrata.

“Menjëherë pas Luftës Dytë Botërore erdh një sistem i ri ku do të ndërtohet mbi bazat e Bashkim Vllaznimit dhe barabarësisë. Kjo ndodhi menjëherë me aprovimin e kushtetutës së vitit 1946 duke u bazuar në parimet e Asnomit, ku thuhej se çdo komb dhe pakicë nacionale mund ta përdor gjuhën amtare në shkolla dhe administratë. Kështu në njëfarë mënyre meqëse nuk kishte shqiptarë të punësuar në administratë, dhe administrata ishte e shkruar në gjuhën serbo-kroate të mbretërisë Jugosllave, andaj shqiptarët gjuhën amtare e përdornin vetëm në rrethin familjar dhe organizimin e shkollave. Të gjitha dokumentet, gjegjësisht dokumetacioni pedagogjik jepej në gjuhën amtare, përveç librit amzë. Kjo vazhdoi deri në vitin 1948. Pas vitit 1948, përveç materialit pedagogjik, edhe dokumentet tjera, posaçërisht dokumentet finale, si kadastari, diplomat etj, jepenin në dy gjuhë deri në vitin 1966”, deklaroi për portalin tesheshi, profesori universitar, Avzi Mustafa.

Ashtu siç shpjegon gjuhëtari, Avzi Mustafa, ndonëse me ligj u bë e obligueshme që filloristët nga klasa e 5-8 të mësojnë edhe një gjuhë të pakicave si fakultative, maqedonasit asnjëherë nuk zgjidhnin gjuhën shqipe.

“Pastaj vjen një periudhë tjetër interesante ku pas vitit 1966 riaktivizohet çështja e përdorimit të gjuhëve të pakicave në Jugosllavinë socialiste. Pra, kemi sjelljen e programeve mësimore ku gjuhët e pakicave të mësohet si lëndë fakultative prej klasës 5 deri në klasën e 8 nga shumica. Mirëpo si sot e kësaj dite maqedonasit nuk e përkrahnin gjuhën shqipe, ato përcaktoheshin vetëm për gjuhën serbo-kroate. Kjo kështu vazhdoi deri me sjelljen e kushtetutës së vitit 1974, ku me këtë kushtetutë u bë gjuhë zyrtare edhe gjuha shqipe, përkrah gjuhës sllave. Në këtë periudhë kemi pasur një përdorim më të gjërë të gjuhës amtare në Maqedoni”, shtoi Mustafa.

Me të filluar demonstratat e studentëve në Kosovë në vitin 1981, sipas Mustafës, shqiptarët dhe gjuha shqipe shikoheshin si armiq, duke u shtuar disa izma të ndryshme si: separatisë, irredentistë etj.  Ndërsa sapo shkatërrohej Jugosllavia, dhe Maqedonia ofrohej në pavarësimin e saj, që nga 1981 deri 1986 u soll ligj që shqiptarët nëpër shkolla të flasin vetëm në gjuhën e shtetit dhe administrata të funksionojë vetëm në gjuhën e shtetit.

“Pas rrënimit të sistemit monist dhe sjelljes së kushtetutës së parë pas pavarësimit të Maqedonisë nuk kishte asgjë në përparimin e gjuhës shqipe, sidomos në sferën e administratës ku çdo gjë jepej në gjuhën maqedonase”, përfundoi gjuhëtari Mustafa.

Po edhe pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, ku shqiptarët luftuan për të drejtat e tyre, dhe u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, si shenjë paqe dhe kompromisi ndërmjet politikanëve shqiptarë dhe maqedonas, gjuha shqipe ngeli e përbuzur me ligj.

Ja si thotë neni 7 i kushtetutës së Maqedonisë mbi përdorimin e gjuhës shqipe:

Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik. Gjuhë tjetër të cilën e flasin së paku 20% e shtetasve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç është përcaktuar me këtë nen. Dokumentet personale të shtetasve të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, lëshohen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj, si dhe në atë gjuhë dhe shkrimin e saj në pajtim me ligjin. Cilido shtetas i cili jeton në njësinë e vetadministrimit lokal në të cilën së paku 20% e shtetasve flasin gjuhë zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase, në komunikim me njësitë rajonale të ministrive, mund të përdor cilëndo nga gjuhët zyrtare dhe shkrimin e saj. Njësitë rajonale kompetente për ato njësi të vetadministrimit lokal përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe shkrimin të cilin e përdor shtetasi. Çdo shtetas në komunikim me ministritë mund të përdor një nga gjuhët zyrtare dhe shkrimin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe shkrimin të cilin e përdor shtetasi.

Nëse referohemi në bazë të Kushtetutës, gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare thuajse në tërrë Maqedoninë, meqë shqiptarët mbi 20 përqind janë të përfaqësuar vetëm në 5-6 qytete.

Pra, në atë komunë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar me më shumë se 20 përqind nuk kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, dhe gjitha shërbimet e tyre administrative janë të detyruar ti nxjerrin në gjuhën maqedonase. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Turqisë nuk i ikën zemërimi me Gjermaninë, Erdogani: nazizmi ende mes jush

Turqisë nuk i ikën zemërimi me Gjermaninë, Erdogani: nazizmi ende mes jush

Me vaj kokosi, mënyra më e vjetër e pastrimit të gurëzave

Me vaj kokosi, mënyra më e vjetër e pastrimit të gurëzave

E frikshme: prokurorë e gjykatës, klientët më të zakonshëm të prostitutave në Shqipëri

E frikshme: prokurorë e gjykatës, klientët më të zakonshëm të prostitutave në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni