Përbërësit për 4 gota:
8 mafishe të vogla
150 gr fruta të kuqe
2 vezë
40 gr sheqer
200 gr mascarpone
Përgatitja:
Përgatisim bazën e kremit për tiramisu: me rrahësin elektrik, në një tas rrahim për pak minuta të verdhat e vezëve me sheqerin, deri sa sheqeri të jetë tretur. Shtojmë maskarponen me lugë, pjesë-pjesë, dhe vazhdojmë ta rrahim akoma. E lëmë mënjanë.
Bëjmë të bardhat e vezëve marengë, me rrahësin elektrik ose në robot. Më pas i shtojmë me kujdes te kremi me maskarpone dhe i përziejmë me spatul.
Kompozimi i ëmbëlsirës. Në fund të çdo gote hedhim pak nga frutat e kuqe dhe pak mafishe të thërrmuara me dorë. Shpërndajmë kremin te gotat, i zbukurojmë sipër me fruta të kuqe dhe thërrime mafishesh.
I lëmë të ftohen në frigorifer për 4 orë përpara se t’i shërbejmë. /tesheshi.com/