4 persona raportohet se janë marrë peng, mes tyre një 7-vjeçar.
Mediat e huaja raportojnë se pengmarrja ka ndodhur në një fast-food, jugperëndim të Baltimores.
Zëdhënësi i policisë T.J. Smith tha në një konferencë për shtyp të dielën se rreth 4 persona të cilët ishin në një fast-food, janë marrë peng nga një person i cili i dyshohet të ketë qenë i armatosur.
Smith deklaron gjithashtu se autori ka mundur t’i shpëtojë policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes./tesheshi.com/