Gjyqtari Brendan Malone ka referuar njërën ndër penaltitë më kontraverse në histori. Një veprim të tillë gjyqtari anglez e bëri gjatë ndeshjes ndërmjet Port Vales dhe Swidon që përfundoi me brazim (2:2) në Ligën e Parë Angleze të Futbollit. Gjatë një harkimi nga këndi njëri lojtarë vendas kishte prekur topin me dorë duke e ndalur lojën për shkak se një futbollist ishte i shtrirë në fushë, por kjo nuk i bëri fort përshtypje gjyqtarit Malone që akordoi penalti.
Skuadra nga Liga e Parë Angleze Port Vale do ta mbajë mend gjyqtarin Malone, që i gjykoi penaltinë më kontraverse në histori. Deri sa lojtarët e skuadrës vendase ishin ndalur për ti dhënë ndihmën njërit nga lojtarët që ishte shtrirë në fushë duke prekur topin me dorë, gjyqtari anglez referoi penalti për skuadrën rivale, Swidon. Konvertimi në gol i penaltisë ndryshoj edhe rezultatin e ndeshjes pasi dueli u barazu dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.
/tesheshi.com/