Dy partitë në koalicion qeverisës, PDK e LDK kanë nisur të ngacmojnë njëra-tjetrën duke u gjuajtur se kush do të fitojë zgjedhjet.
Zyrtarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Bajram Gecaj së fundmi kanë deklaruar se kurdo që mbahen zgjedhjet partia e tyre do dale fituese dhe do mposhtë PDK-në.
Por këtyre zërave me ironi i është kundërpërgjigjur nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se fitorja e partisë së tij është e padiskutueshme, ndërsa ka porositur LDK-në të luftojë për vend të dytë.
“Për ëndërrimtarët: Kqyrni kush po del i dyti, se për vend të parë nime është e padiskutueshme!”, ka shkruar Krasniqi, në Twitter.
Ndryshe, ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin është jetike për fatin e koalicionit. Nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet në Kuvend gjasat janë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/