Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PD sulmon Top Channel, reagim me gjuhën e Blushit: opozita, një mediokre!

by te Sheshi
26/07/2018
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
PD sulmon Top Channel, reagim me gjuhën e Blushit: opozita, një mediokre!

Është rikthyer përplasja PD-Top Channel, një armiqësi tradicionale mes njërit si ent politik e tjetrit mediatik.

PD akuzon televizionin e njohur se nuk ia ka transmetuar deklaratat, dhe e bën këtë duke e ilustruar me një foto ku sipas saj – meqë është e zbehtë – takohen Ben Blushi dhe Adrian Dvorani – pa bërë lidhjen mes tekstit akuzues dhe fotos, por vetëm duke informuar se “bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani”.

​“Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke çensuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Chanel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që perzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të çensuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojne çensurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!”, thuhet në deklaratën e PD-së.

I është përgjigjur menjëherë Top-i, duke zgjedhur në reagim dhe ironinë thërrese, ku dallohen njëherësh frazat tipike të drejtorit Blushi.

“Qëndrimet e Partisë Demokratike kundër një televizioni si Top Channel janë një histori e vjetër. Dikur është synuar edhe mbyllja e kësaj media, që qysh nga dita e parë ka denoncuar abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe paligjshmërinë.

Ne sot vendosëm të lexojmë në publik deklaratën e çuditshme të Partisë Demokratike, jo sepse kemi ndonjë detyrim ndaj saj, por për t’i treguar publikut se deri ku shkon marrëzia. Në tre muajt e fundit, PD-ja ka bërë më shumë deklarata kundër Top Channel sesa kundër helmeve në bujqësi, ushqimeve të skaduara, insekticideve vrasëse apo mungesës së ilaçeve, çështje me të cilat ne merremi çdo ditë, duke shfrytëzuar në favor të publikut kohën televizive që na kërkon PD-ja.

Por, Partia Demoratike na kërkon që të kthejmë në lajm ato që ne nuk i konsiderojmë lajm dhe kjo është njëlloj sikur Top Channel t’i kërkonte PD-së se kush duhet të jetë deputet i saj. Top Channel nuk ka asnjë detyrim moral, ligjor dhe natyrisht asnjë borxh ndaj PD-së dhe nuk do të pranojë kurrë që mediokritetin t’ia shesë publikut si lajm.

Në të gjitha betejat, denoncimet e panumërta kundër të gjitha qeverive dhe partive në të gjitha kohërat, Top Channel nuk ka kërkuar kurrë ndihmën e ndonjë partie, kështu që Partia Demokratike duhet të respektojë këtë parim reciprociteti që do të ishte i shëndetshëm edhe për atë vetë.

Me këtë rast duam t’i bëjmë të gjithëve të ditur se ekrani i Top Channel do të jetë i mbyllur për të gjitha aktivitetet e mërzitshme dhe përsëritëse të cilat asnjë ligj nuk na detyron që t’i transmetojmë, duke i prishur shijen publikut.

Ne mund ta ndihmojmë PD-në për të prodhuar një lajm, por mungesën e lajmit nuk do ta kthejmë më në lajm”, thuhet në reagimin e Top Channel. Në një farë mënyrë ky ishte dhe një rikthim i përplasjeve PD-Blushi. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Videoja hit: pitbulli çnderon një grup burrash

Videoja hit: pitbulli çnderon një grup burrash

Shndërroi Netanjahun në derr, Jerusalem Post ndërpret bashkëpunimin me autorin e karikaturës

Shndërroi Netanjahun në derr, Jerusalem Post ndërpret bashkëpunimin me autorin e karikaturës

Ministri portugez: Britania po na merr rininë e po na lë pleqtë!

Ministri portugez: Britania po na merr rininë e po na lë pleqtë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni