Edhe opozita shqiptare ka bërë një deklaratë publike në mbështetje të institucioneve demokratikisht të zgjedhura në Turqi.
Në deklaratën e PD-së, theksohet:
“Partia Demokratike e Shqipërise ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj”. /tesheshi.com/