Partia Demokratike ka depozituar sot në parlament Amendamentin e Dekusarizimit, i cili ka të bëjë me ndalimin e rikandidimit ose emërimit në funksione publike të atyre që humbasin mandatin e deputetit sepse shkelin Kushtetutën duke zhvatur paratë dhe pasuritë publike të shqiptarëve.
Propozimi i drejtohet kryetarit të Kuvendit, z Ilir Meta. Kjo nismë është ndërmarrë nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Me bindjen se dekusarizimi i Kuvendit dhe jetës publike në vend, është masë plotësuese e reformës së dekriminalizimit, dhe hap jetik për mbrojtjen e interesit publik”, – shkruan Paloka në amendament./tesheshi.com/