Siç Meta vitet e fundit, me shfaqje të tepruara kinse atdhetare, deri në qesharakësi, edhe Berisha u shfaq i tillë në protestën e së shtunës, duke “i rrëmbyer kryesorin, flamurin kombëtar, e valëvitur nën delir.
Deri më tani, patriotizimin e tij Berisha e ka shprehur në gjuhë më shumë se në gjeste. Basha para tij, në protestat e viteve të fundit, këndonte himnin kombëtar në epilog të tyre, në mënyrën me hiç simpatike të mundshme.
Ndërsa Meta jo vetëm ka valëvitur flamurin por dhe e ka ndukur atë me të puthura, sidomos në protestën e 2 shkurtit të 2020-ës.
Tashmë, është dhe Berisha, por jo ende deri të puthja, që ka marrë në dorën “flamurin e Metës”. /tesheshi.com/