Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pasoja e kamatave të larta te bujqit kosovarë: kush merr kredi dështon

Nga Te Sheshi
07/10/2015
në Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pasoja e kamatave të larta te bujqit kosovarë: kush merr kredi dështon

Nga Bashkim Kastrati

Sektori i bujqësisë ka ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në uljen e papunësisë. Por aktualisht ky sektor nuk ka sa duhet mbështetje institucionale, ndërsa, në anën tjetër, bankat që veprojnë në Kosovë kanë krijuar monopol dhe po i përcaktojnë kamatat thuajse sipas dëshirës së tyre. Mesatarja e kamatës së kredive në Kosovë është rreth 14.15 për qind. Nga kamatat e larta të kredive, pasojat po i vuajnë edhe bujqit, të cilët detyrohen të paguajnë përqindje shumë të larta pa e marrë ende frytin për të cilin u janë drejtuar bankave.

Bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit; deklarata të tilla dëgjojmë shpesh nga ekspertët e ekonomisë, të vendit dhe të huaj. Gjithashtu, ky sektor edhe nga përfaqësuesit e institucioneve konsiderohet si bazik për zhvillimin ekonomik dhe për uljen e papunësisë në vend. Por ata që po merren me këtë veprimtari kanë probleme të shumta, si kamatat e larta bankare, pamundësinë për të eksportuar jashtë vendit, etj. Këto vështirësi po ndikojnë që disa bujq të heqin dorë nga kjo veprimtari.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka deklaruar për faqen elektronike tesheshi.com se bujqit nuk janë fare të favorizuar nga bankat sa i përket marrjes së kredive. Ai thotë se kamatat janë shumë të larta, dhe se afati i kthimit fillon menjëherë.

“Kush ka marrë kredi për bujqësi në bankat komerciale ka dështuar totalisht, sepse frytet e kredisë për bujqësi fillojnë me dhënë rezultate pas 7-8 muajve, dhe atë me një interes shumë të vogël, e jashtë projektit për kredi, për shkakun e konkurrencës joluajale nga importi. Përderisa kthimi i kredisë fillon menjëherë pas një muaji, bujku duhet të huazojë para për të paguar kredinë, duke pritur 7-8 muaj profitin nga të ardhurat bujqësore për çka e ka marrë kredinë,” tregon Tahiri.

Ai thotë se ndihmesë e madhe për bujqit do të ishte ulja e normave të interesit, si dhe koha e kthimit të bëhet në momentin kur bujku nis e merr frytet e punës.

“Shpeshherë fitimi nga të ardhurat bujqësore nuk mund të shlyejë më shumë se kamatën në kredi, sepse ato kamata nga bankat tona janë absurde, nga 15-18 për qind. Në shtetet e tjera, kamatat në kredi bujqësore janë më së shumti  4 për qind. Përpos kësaj, në to janë të themeluara agrobankat, ku kredi marrin vetëm bujqit që merren me veprimtari bujqësore. Pra, kreditë nga bankat komerciale nuk janë të volitshme për bujqësi, ngase janë dështuese për bujkun. Edhe sikur të kishim bankë agrare me kamatë 4%, me fillim të kthimit të kredisë pas një viti, me afat kthimi për dhjetë deri në njëzet vjet, prapë në Kosovë është një iniciativë me rrezik, sepse te ne nuk ka rregulla të lojës, e biznesi bujqësor nuk ka siguri, për shkak të konkurrencës të pandershme nga importi,” vijon të shpjegojë Tahiri.

Ja di mund të ulën kamatat e larta për bujqit

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, ka thënë për të njëjtën faqe, tesheshi.com, se bujqësia është sektori i kredituar më pak nga institucionet financiare në Kosovë, dhe se bankat nuk kanë preokupim ndihmën për sektorin e bujqësisë, por interesin e tyre. Sipas tij, kjo dëshmohet me kamatat e larta dhe të vazhdueshme që nga paslufta.

“Sektori i bujqësisë shihet si shumë i rrezikshëm nga ana e bankave komerciale, ose ato nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë rreziqet specifike të prodhimit dhe të tregut të prodhuesve bujqësorë. Duke mos patur mundësi të tjera, bujqit detyrohen të marrin kredi me këto norma tejet të larta. Çdo ditë has në ankesa të fermerëve për kreditë dhe për formën e tyre, për kërkesat e bankave për korateral, për procedurat burokratike, etj,” rrëfen Beqiri.

Ai thotë se vendet e zhvilluara ekonomikisht kanë norma shumë të ulëta për sektorët e bujqësisë. Për shembull, norma mesatare për kredi bujqësore sillet diku rreth 2% në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të ne kjo shifër është shumë më e lartë.

“Kosova ka normën më të lartë të kredive për bujqësi në rajon, edhe pse fitimi neto i bankave vendore i kalon milionat,” theksoi Beqiri.

Ai shton se qeveria e Kosovës do të duhej që t’i stimulonte bankat ekzistuese dhe të ofronte garanci, në mënyrë që bankat komerciale t’i ulin kamatat për këtë sektor dhe, njëkohësisht, t’i lehtësojnë procedurat për marrje të kredive.

“Qeveria e vendit duhet të krijojë një bankë të veçantë për sektorin e bujqësisë, pasi, siç dihet, ky sektor luan një rol të rëndësishëm në Kosovë. Ai është një kontribues kryesor i produktit vendor bruto, e veç kësaj, pozita gjeografike është tejet e përshtatshme për bujqësi. Andaj do të ishte e udhës që Ministria e Ekonomisë dhe Financave ta mbështeste krijimin e një banke për këtë sektor, me të hyrat që do të mund t’i siguronte nga paratë e trustit pensional që rrinë jashtë vendit,” u shpreh Beqiri.

Ministri Krasniqi paralajmëron kredi me 0% interes bankar për bujqit

Bujqit e Kosovës nga viti i ardhshëm do të mund të marrin kredi me kamatë 0% në bankat komerciale dhe në institucionet mikro-financiare. Kjo mund të ndodhë nëse gjithçka ecën sipas planeve të ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit; fermerët do të kenë obligim të kthejnë vetëm shumën e marrë, kurse pjesën e kamatës do ta financojë qeveria.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Krasniqi. Ai ka deklaruar se kamatat aktuale, megjithëse janë ulur pak pas krijimit të fondit garantues për kreditë bujqësore, vazhdojnë të jenë të papërballueshme për bujqit.

“Eshtë fakt i pamohueshëm që niveli i kamatave tek kreditë bujqësore është jashtëzakonisht i lartë, dhe, për mendimin tim, krejt i paarsyeshëm,” ka thënë Krasniqi. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?
Konflikti

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

06/06/2023
Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin
Diplomaci

Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

05/06/2023
Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!
Politikë

Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

05/06/2023
Lajme të tjera
I dëbojnë nga banesa, familja strehohet në një Fiat Punto përpara bashkisë

I dëbojnë nga banesa, familja strehohet në një Fiat Punto përpara bashkisë

Përfundon në pranga vëllai i ministrit, “negociatori i ngjalave”, Nard Koka

Përfundon në pranga vëllai i ministrit, “negociatori i ngjalave”, Nard Koka

FOTO/16 modele flokësh që mund t’i mbani në vjeshtë

FOTO/16 modele flokësh që mund t’i mbani në vjeshtë

TË FUNDIT

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

23 minuta Më parë
Lojtarë të rinj, Kina “zbrapset” nga Azia Juglindore

Lojtarë të rinj, Kina “zbrapset” nga Azia Juglindore

37 minuta Më parë
Irani, gati “pajtimi i madh diplomatik” me Arabinë Saudite

Irani, gati “pajtimi i madh diplomatik” me Arabinë Saudite

1 orë Më parë
Posti i lartë që Erdogan i ka besuar zëdhënësit të tij

Posti i lartë që Erdogan i ka besuar zëdhënësit të tij

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

06/06/2023
Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

05/06/2023
Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

05/06/2023
Pse viruse të zhdukura prej shekujsh mund të kërcënojnë njerëzimin?

Pse viruse të zhdukura prej shekujsh mund të kërcënojnë njerëzimin?

05/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist