Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit dhe deputeti i PD-së, Myqerem Tafaj, i cili përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Fjala është për akreditimin e një numri universitetesh në shkelje me ligjin. Dëmi i shkaktuar nga veprimet e tij sipas aktukuzës, arrin në 1 milion euro.
Ish-ministrit Tafaj i dedikohet i ashtëquajturi liberalizim i Arsimit të Lartë, ku gjatë kohës së tij u hapën me dhjetra universitetet private në të gjithë Shqipërinë, e që nga e majta atëherë në opozitë, u quajtën “punishte diplomash”.
Myqerem Tafaj është i dyti ministër i ish-qeverisë Berisha që mund të provojë prangat; pasi arrestimit të Spiro Kserës një muaj më parë, me akuzën për korrupsion në përfitimi fondesh me anë të mashtrimit. /tesheshi.com/