Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pas paralajmërimit nga tesheshi.com për rrezikun serb në veri, reagon dhe komandanti i KFOR: Do të ndërhyjmë nëse cënohet integriteti i Kosovës

by te Sheshi
13/06/2015
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Pas paralajmërimit nga tesheshi.com për rrezikun serb në veri, reagon dhe komandanti i KFOR: Do të ndërhyjmë nëse cënohet integriteti i Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Francesco Paolo Figliuolo, ka deklaruar se trupat e NATO-s do të ndërhyjnë menjëherë, nëse rrezikohet siguria e integritetit territorial të Kosovës.

Deklarata e kreut të KFOR ka ardhur pas paralajmërimit që ka ardhur nga disa qarqe rilevante në Kosovë, të cilat janë përcjellë nga tesheshi.com tek një shkrim i datës 8 qershor.

Untitled_454721612Gjeneral majori Francesco Paolo Figliuolo, duke folur para studentëve të studimeve europiane të kolegjit ISPE, theksoi: “Sot (qershor 2015) KFOR-i numëron 5.000 ushtarë, fuqinë dhe kapacitet për përmbushjen e misionit të KFOR-it dhe është i gatshëm të reagoj menjëherë ndaj çdo rreziku që mund të dëmtojë situatën e sigurisë në Kosovë. Pesë mijë ushtarë të KFOR-it janë të ndarë në tri fusha kryesore: në forcat manovruese, njësitet mbështetëse dhe detashmente të përbashkëta rajonale,” ka thënë ai.

Gjeneral Majori Figliuolo ka thënë se KFOR-i aktualisht ballafaqohet me dy sfida: “E para ka të bëjë me funksionimit e tij si një forcë sigurie që është përgjegjëse për mundësimin e mjedisit të sigurt dhe stabël si dhe lirinë e lëvizjes, duke u rezistuar joshjeve për të interferuar në aksionet e organizatave lokale të sigurisë. “Për të zgjidhur këtë problem, ne në mënyrë konstante po e fuqizojmë bashkërendimin me ta,” ka theksuar gjeneral majori italian. Sfida e dytë është implementimi i mandatit të KFOR-it në kuadrin e një skenari që ndryshon vazhdimisht. Në fakt, mandati autentik i KFOR-it ka qenë i përcaktuar në vitin 1999 dhe ai mbetet valid dhe i pandryshuar edhe sot, por situata aktuale në Kosovë nuk është e njëjtë sikur ajo e para 16 vjetëve, ka shtuar ai. “Pra, përpjekja kryesore e KFOR-it në këtë aspekt është që t’i modeloj aksionet e veta në rrugë fleksibile, duke monitoruar evoluimin e sigurisë, por edhe zhvillimeve politike, ekonomike e sociale. Vetëm në këtë mënyrë KFOR-i mund të adoptoj një qasje gjithëpërfshirëse në procesin për nxjerrjen e vendimeve dhe mund të gjej solucionin më të pranueshëm për çdo situatë,” ka shtuar ai.

proxy (1)“Por, sfida më e rëndësishme për KFOR-in, pa dilemë, është krijimi i konditave të nevojshme për tërheqjen e tij nga Kosova. Natyrisht, kjo ka qenë një nga detyrat më të rëndësishme për KFOR-in, sidomos pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës në 2008. Në fakt, nga ky çast, ishte shumë e qartë se rezultati ultimativ i pranisë ndërkombëtare në Kosovë është që t’i lë Kosovarët të ecin me këmbë të veta drejt së ardhmes së tyre,” ka thënë Gjeneral majori Figliuolo.

Më datën 8 qershor, tesheshi.com, ka sjellë një investigim mbi kërcënimet reale që po përgatiten nga Beogradi në veri të Kosovës dhe një rrezik që vjen nga mbështetja prej qarqeve ruse.

Ja shkrimi i 8 qershorit:

VERIUUEKSKLUZIVE/ Atë që bëri Rusia me Krimenë, kërkon ta bëjë Serbia me veriun e Kosovës – ja plani ogurzi për intervenim ushtarak

Atë që Rusia e bëri me Krimenë, atë ka në plan të bëjë dhe Serbia me veriun e Kosovës. Të dhëna të besueshme, tregojnë se Serbia  po  monitoron territorin e Kosovës me aeroplan pa pilot, po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që ka shtuar dhe prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.

Një burim ndërkombëtar, me kushtin që t`i ruhet anonimiteti, ka rrëfyer për redaksinë e portalit ‘tesheshi.com’ duke thënë shprehimisht se:  “Skenar ogurzi kanë përgatitur krerët ushtarakë dhe inteligjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”.

Sipas burimit, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kumanovë, kanë lehtësuar realizimin e këtij projekti serb, pasiqë tani, forcat ushtarake dhe policore serb kanë vendosur përforcimet e tyre përgjatë kufirit me Kosovën duke përqendruar dhe një sasi të madhe të armatimit.

Ja disa prej dëshmive të cituara të burimit:

“Që prej luftimeve në Kumanovë, mediat serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës”.

“Kjo propagandë e egër po bëhet me bekimin e qeverisë së Serbisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të ushtrisë e Shërbimit Inteligjent Serb BIA, me qëllim që situata e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës të jetë shumë e tensionuar”.

“Serbët janë duke pritur ditë më të ‘mirë’ për të ndërhyrë ushtarakisht në veriun e Kosovës”.

Burimi në fjalë, “invadimin ushtarak të shtetit serb në veri të Kosovës”, e ka sqaruar edhe më informacione të tjera të ngjarjeve të cilat janë duke ndodhur në Serbi dhe rreth Kosovës:

“Manovrat e përbashkëta ushtarake në mes  Serbisë dhe Rusisë, të cilat kanë ndodhur vitin e kaluar, pastaj dërgimi i ushtarëve serb në Moskë në paradën me rastin e 70-vjetorit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, si dhe paralajmërimi se gjatë këtij viti Serbia prapë do të mbajë manovra ushtarake të përbashkëta me Rusin në Serbi”, janë pra sipas këtij burimi, ndër faktet  kryesore se Serbia është duke përgatitur një invadim të shpejtë në veri të Kosovës deri në urën e lumit ‘Ibër’.

Më tej theksohet se: “Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-së, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”.

Burimi ka shtuar se: “veprimet e shtetit Serbisë, shkeljet e hapësirës ajrore të Kosovës janë shumë shqetësuese, pasiqë 24 orë në ditë, territori i Kosovës dhe lëvizja e forcave të KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, monitorohen me aeroplan të ushtrisë serbe pa pilot e që dyshohet se ngrihen nga aeroporti i Nishit”.

“Në këtë aeroport, vijon të thotë burimi,  që tani dihet botërisht së është më i ruajturi në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga roje të veshura me rroba civile”.

Në anën tjetër, zyrtarë të KFOR-it nga press-qendra për media në Kosovë i kanë thënë portalit ‘tesheshi.com’: “NATO është përgjegjëse për hapësirën ajrore të Kosovës, e që nga viti i shkuar nuk ka pas asnjë veprim në hapësirën ajrore të Kosovës”.

Zyrtarët në fjalë vijojnë më tej sqarimin e tyre duke thënë: “KFOR-i nuk ka asnjë evidencë për monitorim të aktiviteteve mbi Kosovë”.

Ndërsa sa i përket grumbullimit të armatimit të ushtrisë së Serbisë në aeroportin e Nishit dhe se a ka KFOR-i informacion, ata kanë theksuar se KFOR-i nuk ka asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës.

“KFOR-i, nuk është i involvuar në asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës”, janë shprehur zyrtarë të KFOR-it në Prishtinë për portalin ‘tesheshi.com’.

Sakaq, burimi ndërkombëtar që e përcjell këtë informacion në mënyrë konfidenciale, vijon duke thënë se  shkrurja e grafiteve të UÇK-së në ndërtesa banim në qendër të qytetit të Nishit, paralajmërimi për sulme armatosuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e në veri të Mitrovicës e Kosovës, dhe kthimin e shqiptarëve në territoret e Nishit, janë vetëm propogandë serbe dhe asgjë më shumë.

Ai ka sqaruar se të gjitha këto informacione që përcillen kryesisht në gazetën ‘Kurir’ që njihet si shumë e afërt me shërbimin Inteligjent të Serbisë BIA, janë pjesë e skenarit për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Qëllim final i kësaj propogande, sipas burimit, është intervenimin ushtarak i Serbisë në veri të Kosovës, e që sipas planit ky intervenim do të kryhet pa zgjatur shumë, për 2-3 orë, duke vendosur më pas një gjendje në veri të Kosovës nën kontrollin e forcave serbe. /tesheshi.com/

Tags: kfor paralajmeronpas rrezikut

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Pas skandalit me ilaçet, Milva Ikonomi komandohet në krye të Sigurimeve Shëndetësore

Pas skandalit me ilaçet, Milva Ikonomi komandohet në krye të Sigurimeve Shëndetësore

Ushqimet më të mira që ju ndihmojnë të merrni ngjyrë

Basha, në Burrel: 21 Qershori, dita e llogaridhënies për qeverinë

Basha, në Burrel: 21 Qershori, dita e llogaridhënies për qeverinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni