Pas Elbasanit, ku një ditë më parë u zhvillua një operacion i gjerë kundër elementëve kriminalë, forcat speciale të policisë, kanë zbarkuar në Vlorë.
Në objektivin e policisë kanë qenë automjetet luksoze apo të blinduara, si dhe asetet e elementëve me preçedentë kriminalë.
Burimet bëjnë të ditur se kontrollet e forcave special do të shtrihen në zonat më problematike të qytetit, ku ka të dhëna jo vetëm për element kriminalë, por që mund të shërbejnë edhe për aktivitete të paligjshme.
Ende nuk ka një informacion mbi rezultatet e operacionbit që po zhvillohet në Vlorë, por ashtu si edhe në Elbasan, priten shoqërime, arrestime dhe sekuestro të aseteve që ka dyshime që janë vendosur si rezultat i veprimtarive kriminale.
Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako paralajmëroi ditën e djeshme se aksione në shkallë të gjerë të uniformave blu do të zhvilloheshin në të gjithë territorin e Shqipërisë. /tesheshi.com/