Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pas 25 vitesh nis dezinfektimi i plazhit të Durrësit

Nga te Sheshi
26/05/2015
në Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas 25 vitesh nis dezinfektimi i plazhit të Durrësit

Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet e verës këtë vit, do të gjejnë një mjedis çliruar nga shqetësimet, apo edhe sëmundjet e shkaktuara nga artropodet dhe veçanërisht insektet, të cilat përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin publik.

Një ekip i specializuar ka nisur nga puna për dezinsektimin e plazhit të qytetit bregdetar në të gjithë gjatësinë dhe thellësinë e tij, në kuadrin e programit të kontrollit të insekteve që ndikojnë mbi popullatën jo vetëm me bezdisjen dhe shqetësimet që ato mund të japin në zonat turistike, por edhe me rolin e tyre në transmetimin e sëmundjeve të rëndësishme.

Procesi i dezinsektimit të plazhit në Durrës nisi fill pas atij të Tiranës. Për të ndjekur nga afër ecurinë e këtij procesi në zonën e plazhit ishin edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, dhe kryebashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako.

Vetëm në Durrës do të dezinsektohen 40 ha sipërfaqe ku përfshihen vija e parë dhe ajo e dytë e plazhit por edhe zona të tjera brenda në qytet. Spërkatja me agjentë biologjik, Bti, do të kryhet në sipërfaqe kanalesh moçalorë, bodrume pallatesh dhe gropa të hapura që mbajnë ujë. Ministri Beqaj tha se “ky proces është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e banorëve”, duke shtuar se “Komponentët kimikë që përdoren në këtë proces nuk e dëmtojnë aspak shëndetin e popullatës”.

Durres 2Procesi i dezinsektimit që po zbatohet në zonat bregdetare dhe disa zona urbane, bazohet në kontrollin e larvave me anë të përdorimit të agjentit biologjik Bacillus turingensis israeliensis (Bti), i cili nuk ka ndikim në organizmat e tjera ujore përveç larvave të mushkonjave. Gjithashtu, në gropa septike dhe vatra me ndotje të lartë do të përdoren barriera fizike.

Dezinsektimi është një proces i rëndësishëm dhe efikas i kontrollit të insekteve, sidomos kur zbatohet me përpikmëri së bashku me ndërmarrjen e një seri masash të cilat janë të lidhura me mjedisin ku ato rriten, si p.sh., eliminimi i ujërave të ndenjura, kontrolli dhe eliminimi gomave të përdorura, eliminimi i mbeturinave dhe plehrave, pastrimi i kanaleve etj., duke siguruar vendosjen e barrierave fizike për të reduktuar infestimin e mjediseve të brendshme të banesave dhe veshjeve, dhe sidomos edukimi i popullatës, pushtetit lokal dhe bizneseve.

Një ndërhyrje e tillë për kontrollin e mushkonjave në plazhin e Durrësit ndërmerret pas 25 vjetësh mungese, u shpreh kreu i shëndetësisë në vend.

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se bashkia ka në varësi ndërmarrjen komunale të plazhit që merret me dezinfektimin e sipërfaqes së rërës, por ky projekt është me mjaft rëndësi për higjenën e zonës dhe shëndetin e popullatës.

“Ne ftojmë turistët që të vijnë në Durrës pasi do të gjejnë një mjedis të pastër dhe me cilësor se në të kaluarën,” – tha Dako, duke shtuar se vetëm disa ditë më parë bashkia nëpërmjet ndërmarrjeve në vartësi të saj kreu punimin pastrimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit që nga Ura e Dajlanit deri në fund të sektorit “Iliria”.

I gjithë procesi në fjalë do të zgjasë 5 muaj dhe ndërhyrja është planifikuar që të realizohet nëpërmjet 12 ndërhyrjeve në zona që tashmë janë përcaktuar si mjaft të ndotura nga insketet. Zona e plazhit është problematike përsa i përket pranisë së mushkonjave, të cilat në periudhën e verës janë shqetësim i vazhdueshëm jo vetëm për banorët, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.

Tags: dezinfektimDurresplazhi

Të ngjashmeLajme

Një tragjedi rrugore trondit Italinë
Bota & Rajoni

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

03/10/2023
Françesku “përkëdhel” çiftet homo
Sociale & Shoqëri

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

03/10/2023
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme
Sport

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

03/10/2023
Lajme të tjera
Historia e Serxhos, emigrantit që kërkoi “parajsën” në Francë, por gjeti “ferrin”

Historia e Serxhos, emigrantit që kërkoi “parajsën” në Francë, por gjeti “ferrin”

Zyrtare: Shkarkohet Ancelotti

Zyrtare: Shkarkohet Ancelotti

Njihuni me shqiptarët që u shpallën kampionë

Njihuni me shqiptarët që u shpallën kampionë

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

4 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

4 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

4 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist