Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Partitë e vogla në koalicionet e mëdha? 8 mësime nga 2013-ta

by te Sheshi
26/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Partitë e vogla në koalicionet e mëdha? 8 mësime nga 2013-ta

Nga Instituti për Studime Politike 

Ka një debat aktual mbi vendin që zënë partitë e vogla në koalicionet e mëdha, nëse ato kërkojnë mandate të sigurta apo nëse konkurrojnë më vehte por brenda koalicionit: nëse partitë e mëdha janë vërtet “aq të mëdha” sa duken dhe nëse mandatet e partive të vogla janë dhuruar apo grabitur. Debatet kanë vlerë, por në procese zgjedhore shifrat konkrete dhe taktikat elektorale kanë shumë më tepër vlerë sesa fjalët. Referuar 2013-ës:

Më 2013 tri partitë e mëdha (PS, PD dhe LSI) u morën partive të vogla 9 mandate parlamentare. Në total qytetarët votuan 252 mijë vota për partitë e vogla (jashtë tri partive të mëdha), ose mbi 70 mijë vota më shumë sesa mori LSI. Për shkak të sistemit, megjithatë LSI fitoi rreth dy herë më shumë mandate parlamentare sesa të gjitha partitë e vogla të marra së bashku! Sistemi zgjedhor dukshëm favorizon partinë e dytë në koalicionin e madh dhe diskriminon partitë vijuese dhe sidomos partitë që dalin në zgjedhje jashtë dy koalicioneve të mëdha.

Referuar votave në dy koalicionet e mëdha, një mandat parlamentar ishte i barabartë me 11,961 vota. Partitë jashtë koalicioni morën deri 2.6 herë më shumë vota sesa kufiri minimal, por për shkak të sistemit elektoral nuk morën asnjë mandat parlamentar. Referuar të dhënave të tabelës rezulton se PS ka marrë 4 mandate më shumë nga votat e aleatëve sesa i takonin, LSI 3 mandate më shumë dhe PD 2 mandate më shumë. Shifra do të kishte qenë më e lartë për PS e PD nëse nuk llogarisim politikanët e partive aleate që u përfshinë në vende të sigurta në listën proporcionale të PS dhe PD. PS pati të paktën dy emra fitues nga aleatët në listën e saj, PD pati 4 emra fitues, pra PS dhuroi dy mandate, PD dhuroi 4 mandate për aleatët.

Në total dhurata e tyre nuk rezulton se ka pasur vlerë të njëjtë. Konkretisht, PR mori një mandat nga lista e PD, por në fund ajo i dha PD-së rreth 4.3 mijë vota më shumë sesa votat që i mori asaj. PBDNJ i dha PS-së 2.8 mijë vota më shumë sesa i mori asaj, kurse PDK i dha PD-së 1.3 mijë vota më shumë sesa i mori asaj. PSD mbetet rekord, pasi nuk mori asnjë mandat ndërkohë që i dhuroi PS-së 11.8 mijë vota, pra një mandat të plotë parlamentar. Dy partitë e tjera, LZHK nga e djathta dhe PKD nga e majta, më shumë u morën vota PD e PS sesa u dhanë atyre. Konkretisht LZHK mori 6.5 mijë vota më pak sesa duheshin për një mandat, kurse PKD mori rreth 4 mijë vota më pak sesa kufiri minimal i votave për një mandat parlamentar.

Këto të dhëna tregojnë njëherësh disa gjetje:

E para, partitë e mëdha nuk kanë monopol mbi zgjedhjet.

E dyta, partitë e vogla nuk kanë mekanizëm mbrojtje ndaj tyre, por janë të detyruara ti nënshtrohen skemave të partive të mëdha.

E treta, qytetarët që votuan direkt kundër partive të mëdha, për shkak të sistemit, indirekt ua kaluan votat po atyre.

E katërta, skema e PD për të përfshirë aleatët në listën e saj proporcionale teknikisht rezultoi e drejtë, politikisht dhe faktikisht e gabuar.

E pesta, partitë e vogla aleate duke hyrë “me urdhër” në koalicione humbën identitetin, strukturat, forcën dhe shanset të mbijetojnë si alternativë në të ardhmen. PSD është shembulli tipik.

E gjashta, megjithëse përfituesve më e madhe e mandateve parlamentare nga partitë e vogla është LSI, partitë e vogla aleate sulmojnë ashpër PS e PD, jo përfituesin real.

E shtata, çdo nismë për një front të ri të partive të vogla në koalicion të madh përballë partive të mëdha, është i pamundur të ndodhë, ndaj edhe sistemi do vijojë të jetë penalizues ndaj tyre.

E fundit, skemat tregojnë se parimi kushtetues i barazisë së një vote nuk vlen në rastin shqiptar. Në partitë e madha një votë përkthehet në mandate në raportet 1 me 1.7 vota reale, në LSI 1 me 0.6 vota reale, dhe në partitë e vogla, 1 me 5.5 vota reale.

Sistemi fajtor? pjesërisht. Atë e zgjodhën njerëzit dhe e zgjodhën pikërisht sepse i dinin pasojat e tij, sepse donin të përfitonin prej tij. Siç përfituan më 2013, siç do përfitojnë edhe më 2017, me apo pa aleatë në listat shumë-emërore. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ikën dhe Vegim Xhani, aktori me zë baritoni

Ikën dhe Vegim Xhani, aktori me zë baritoni

Hilja që të duhet për të eliminuar zvarritjen e gjërave dhe për t’i përmbushur synimet

Hilja që të duhet për të eliminuar zvarritjen e gjërave dhe për t'i përmbushur synimet

Dy ditë para vettingut sulmohet Vllahutin, por reagon ashpër BE: jemi ne pas saj!

Dy ditë para vettingut sulmohet Vllahutin, por reagon ashpër BE: jemi ne pas saj!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni