Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

    Shamia: kur të “shan” dhe Shan Zefi

    Shamia: kur të “shan” dhe Shan Zefi

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Parlamenti shqiptar në një vit: Rrahje, bojkot, akuza, arrestime, dhe ligje të miratuara vetëm më votat e shumicës

Nga te Sheshi
28/07/2015
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Parlamenti shqiptar në një vit: Rrahje, bojkot, akuza, arrestime, dhe ligje të miratuara vetëm më votat e shumicës

Nga Luljeta Progni

Spektakli banal që ligjvënësit përcjellin për shqiptarët çdo të enjte në sallën e Kuvendit, bojkoti i opozitës dhe ligjet e rëndësishme të miratuara vetëm me votat e mazhorancës…

Në verën e një viti më parë, Kuvendi mbylli punimet me miratimin e disa ligjeve të rëndësishme për tre prej të cilëve,  presidenti  nuk e dha pëlqimin. Sesioni tretë kuvendor në shtator të një viti më parë, nisi pikërisht më rrëzimin e dekretit të Presidentit për kthimin e tre ligjeve të rëndësishme, për Policinë e Shtetit, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe ligjin për Funksionimin e Gjykatave Administrative. Të tre këto ligje ishin miratuar në  seancën e fundit të Parlamentit, në datën 31 korrik dhe u rrëzuan në seancën e parë të sesionit të ri kuvendor, në shtator 2014.

Në fjalën e tij në këtë seancë të parë kuvendore, kryeministri Rama u shpreh se me kthimin e këtyre ligjeve, kreu i Shtetit Bujar Nishani kishte goditur prioritetet kombëtare. Ligjet u miratuan pa asnjë ndryshim duke shënuar kështu një acarim të mëtejshëm në raportet mes qeverisë edhe Kuvendit me presidentin Nishani.

Inkriminimi i Kuvendit

Arrestimi i dy deputetëve të mazhorancës, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kësaj legjislature. Ky akt e ka origjinën tek debatet për kriminalizimin e Kuvendit i nisur nga opozita, qysh në sesionin e parë të kësaj legjislature. Debati për kriminalizimin e Kuvendit u kthye në betejën politike të opozitës, kryesisht gjatë vitit që shkoi për t`u finalizuar me seancën e 10 korrikut, ku opozita vendosi të bojkotojë punimet e Kuvendit.

goditja

Vendimi erdhi pas përplasjes fizike mes dy deputetëve të mazhorancës, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka me deputetin e opozitës Gent Strazimiri. Në emër të opozitës, Strazimiri kishte denoncuar disa herë radhazi me dokumente të cilat sipas tij vërtetonin se deputetë të mazhorancës, kishin të shkuar kriminale. Debati i ashpër i zhvilluar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë më 10 korrik 2014, degjeneroi deri në dhunë fizike mes deputetëve për të mbërritur më pas deri në bojkotin e punimeve të Kuvendit nga opozita.

Dekriminalizimi i Kuvendit

Berisha-Mhill-Fufi

Bojkoti opozitar ka zgjatur deri më 24 dhjetor kur pas ndërhyrjeve të herëpashershme të ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita u ulën në bisedime për të arritur marrëveshje për kthimin e opozitës në Kuvend.  Bojkoti parlamentar i opozitës u ndërpre të martën e fundit të vitit 2014, më 24 dhjetor, pas bisedimesh të gjata mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Me ndërmjetësimin e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputetit  Eduard Kukan, u nënshkrua marrëveshja ku parashikohej procesi i dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë. Pak ditë më pas u ngrit edhe një komision parlamentar për dekriminalizimin e Kuvendit i drejtuar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Kanë kaluar shtatë muaj dhe ky komision ende nuk ka dhënë asnjë rezultat në këtë proces.

Arrestimi i dy deputetëve dhe çështja ‘Doshi’

D56F8640-8DCA-41DC-84BE-8A0CDB0CD9B7_cx3_cy0_cw94_mw1024_s_n_r1

Pak muaj pas ngritjes së komisionit të dekriminalizimit, në Kuvend plasi debati për çështjen Doshi.  Një akuzë e ashpër e deputetit të Partisë Socialiste Tom Doshi, tronditi  gjithë politikën shqiptare. Deputeti Tom Doshi, deklaroi se kishte prova se Ilir Meta kishte paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufi. Kjo akuzë e Tom Doshit shkaktoi debate të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë dhe më gjerë. Seanca të shumta u dominuan nga debate për çështjen Doshi.  Akuza e Tom Doshit u vlerësua si e rreme nga Prokuroria,  megjithëse ai u arrestua bashkë me deputetin Mark Frroku, ata u liruan pak ditë më pas.  Ndërsa deputeti Doshi u lirua nga burgu, Mark Frroku u arrestua sërish pasi ai akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999.

Nga avioni tek helikopteri i drogës, debatet  në Kuvend për përfshirjen e FA-së në trafik droge

Debati për përfshirje e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës ka qënë gjithashtu dominues në disa seanca parlamentare. Gati një vit pas rrëzimit të avionit të drogës në Divjakë, një tjetër ngjarje ndezi debatin parlamentar. Ishte rrëzimi i një helikopteri droge në Spanjë, i cili drejtohej nga piloti shqiptar i Forcave të Armatosura, major Sokol Feka.  Helikopteri ishte i mbushur me një ton drogë.  Opozita e akuzoi maxhorancën për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës duke rikthyer në vëmendje dyshimet për avionë droge, që sipas eksponentëve të opozitës ishin parë në disa zona të vendit kryesisht në Divjakë e Xhadër.

Ligjet e rëndësishme, vetëm me votën e mazhorancës

Gjatë punimeve të Kuvendit në një vit, janë miratuar ligje shumë të rëndësishme, të cilat kanë peshë specifike në kryerjen e reformave të Shqipërisë drejt standardeve që garantojnë anëtarësimin në BE. Këto ligje janë miratuar vetëm me votat e maxhorancës.

Ndër ligjet më të rëndësishme të miratuara në sesionin e tretë dhe të katërt parlamentar në periudhën shtator 2014-korrik2015, përfshihen ligji për pronat, ligji për reformën në Gjkykatën e Lartë që lidhet me reformën në drejtësi, ligji për Gjykatën Administrative,  ligji për reformën teritoriale, ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe në fund ligji për Arsimin e  Lartë. Përveç këtyre janë një sërë ligjesh të tjera shumë të rëndësishme që lidhen me ekonominë dhe menaxhimin e territorit. Kështu është mbyllur sesioni i katërt i kësaj legjislature parlamentare i dominuar nga konflikte të ashpra politike mes ligjvënësish në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, duke iu ofruar shqiptarëve  çdo të enjte, debate shterpe e spektakle banale. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Meta “zotëron formulën” e zgjidhjes së një krize rajonale
Politikë

Meta “zotëron formulën” e zgjidhjes së një krize rajonale

14/08/2022
Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë
Amerika

Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

14/08/2022
New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?
Ballkani

New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

14/08/2022
Lajme të tjera
Marrëveshja për djathin, BE: Hap pozitiv drejt ribashkimit të ishullit të Qipros

Marrëveshja për djathin, BE: Hap pozitiv drejt ribashkimit të ishullit të Qipros

Jeni shumë të stresuar? Ja si të frenoni stresin në 60 sekonda

Jeni shumë të stresuar? Ja si të frenoni stresin në 60 sekonda

Vjen dhe dënimi me vdekje për Sejfulislam Gaddafin, të birin e ish-despotit libian

Vjen dhe dënimi me vdekje për Sejfulislam Gaddafin, të birin e ish-despotit libian

TË FUNDIT

SHBA guxon sërish me Tajvanin

SHBA guxon sërish me Tajvanin

1 orë Më parë
Fitime rekord nga gjigandi saudit i naftës

Fitime rekord nga gjigandi saudit i naftës

1 orë Më parë
Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

2 orë Më parë
Meta “zotëron formulën” e zgjidhjes së një krize rajonale

Meta “zotëron formulën” e zgjidhjes së një krize rajonale

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

14/08/2022
New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

14/08/2022
“Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

“Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

14/08/2022
Shamia: kur të “shan” dhe Shan Zefi

Shamia: kur të “shan” dhe Shan Zefi

14/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist