Duket se vizita e Erdogan në Serbi ka patur një ndikim të fortë.
Parlamenti serb ka rrëzuar kërkesën për miratimin e një rezolutë mbi ngjarjet e vitit 1915 ku disa segmente politikëbërëse, në rajon e më gjerë, pretendojnë se tuqit kanë ushtruar genocid mbi popullsinë armene.
Bëhet fjalë për fundin e Perandorisë Otomane. Ankaraja gjithnjë e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke ofruar tjetër version historik.
Por kërkesa e shumë shteteve jo fort miqësore më Turqinë vitet e fundit, ka bërë që togfjalëshi “genocid mbi armenët” të riaktivizohet në qarqe të shumta të politikës.
Kështu në Serbi, propozues i rezolutës është kryetari i Partisë së Re dhe ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç. Më parë këtë e kishte kërkuar Partia Radikale e Vojislav Sheshelit. Por parlamenti serb nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim. /tesheshi.com/