Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Parashikimi i Çipës: Ja ç’do të sjellë përplasja PS-LSI dhe kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës

by te Sheshi
15/06/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 8 mins read
A A
Parashikimi i Çipës: Ja ç’do të sjellë përplasja PS-LSI dhe kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës

Aleksandër  Çipa mendon se kjo fushatë paksa sureale po fsheh një mankth të madh të një pjese të politikës që lidhet pikërisht me startimin e vettingut dhe nisjen e hetimit të korrupsionit shqiptar.

Në një intervistë për tesheshi.com, gazetari dhe opinionisti i njohur flet mbi pasojat që mund të sjellë sherri i PS-së e PD-së me LSI-në dhe kush përfiton nga kjo.

Ai analizon edhe situatën postzgjedhore në Kosovë, duke shprehur dëshirën e tij por edhe parashikimin për kryeministrin e Kosovës e ri të Kosovës, që nuk janë i njëjti person…

 

Bisedoi: Ylli Pata  

Jemi në një fushatë të pazakontë pa postera e flamuj por me nje lufte te hapur mes PD e PS nga një anë dhe LSI-së nga ana tjetër. Sipas jush a ishte e shmangshme kjo dhe çfarë pritet nga kjo luftë?

Cilësimi “fushatë e pazakontë” shpreh absurdin shqiptar të prishjes së rendit mes asaj që konsiderohet normale dhe asaj si e pazakontë. Fushatat elektorale ala-tranzicioniste që ka përjetuar vendi në këta 26 vjet, kanë qenë të tilla sa të pazakontën na e lanë në fuqi si normalitet dhe anasjelltas. Kësaj here, po ndodh e pangjara. Normaliteti elektoral dhe civil, po na duken të pazakonshëm!  Ajo që e cilësoni ju “Luftë e hapur”, në fakt është thjesht një përballje pa thelb dhe përmbajtje konkurimi.

Të tria forcat kryesore partiake, më pretendueset për vende të shumta në Parlamentin e ri të vendit, janë protagoniste të një fshehjeje të madhe. Ato duhet ta nisnin nga demokracia e braktisur për kriteret e përfaqësimit, nga ekspozimi i projekteve konkrete, i analizës konstruktive për periudhën që shkoi sa një mandate etj.

Kjo nuk u bë dhe po bëhet ç’është e mundur të mos sillet në vëmendje. Edhe forca më e vogël ndër më të mëdhatë, që me pasinqeritet ndaj së vërtetës reale, pretendon se do të jetë forca e parë, pra LSI, ndonëse ka listën e kandidatëve me moshën mesatare më të re, nuk ka një listë kriteresh meritokratike, se si i zgjodhi dhe për ç’merita konkuruan studentët –kandidatë për deputetë.

Ndërkohë që dy partitë e mëdha PS dhe PD janë larg së qenit institucione partiake demokratike. Kjo ngjashmëri dhe shumë arsye të tjera që lidhen me mënyrën se si po e zhvillojnë luftën elektorale aktualisht, flet qartë se në këtë vend partitokracia është në krizë dhe ndoshta në kapitullin e fundit ose të parafundit të ekzistencës së saj në formën e mbajtur në fuqi përgjatë këtyre dy dekada e gjysëm.

Shmangia e vazhdimësisë së të pazakontës lidhet me rrethanën ekzistenciale të udhëheqësisë partitokrate të vendit. Dalja në një situatë normale nuk u bë për shkak të rikthimit në ndërgjegjen e të reflektuarit apo të triumfit të idealizmit të munguar. Jo! Kjo është thjesht, një situatë dhe konjukturë e krijuar prej diversitetit të interesave dhe pretendimeve për zotërim e dominim të kësaj udhëheqësie . Mirëpo kjo imponohet fuqimisht dhe pandalshmërisht edhe prej interesit të përtnerëve të mëdhenj të Shqipërisë, ku më kontribuesi mbetet SHBA. Mes dy faktorëve qëllimet janë të ndryshme, fatkeqësisht.

Ju pyesni ç’farë pritet nga kjo luftë? Unë them se tri partitë kryesore nuk po mendojnë paketat apo projektet për qeverisjen e re katër vjecare që pretendojnë, por raportin që do të kenë me një sistem që ka vetëm histori kapjeje dhe në mënyrë të veçantë me pushtetin e drejtësisë. Kjo është e dukshme. Kjo përbën makthin e lexueshëm për periudhën dhe raportet e çdo politikani pas 25 qershorit, por sidomos në shtator e vazhdim të këtij viti.

Megjithëse në ditët e para u pa një luftë e LSI me dy partitë, sot thuajse është ashpërsuar në kulm përplasja PS-LSI, ku kjo e fundit, jo vetëm po cilëson si negative arritjet e qeverisjes me PS-në, por po thotë se janë më keq se në 20 vjet. Sipas jush çfarë synon kjo stretegji?

Po e nis nga fundi. LSI është në një situatë dhe rrethanë të re me pushtetin që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Raporti i krijuar mes PS-së dhe PD-së pas marrëveshjes që mbylli çadrën e zotit Basha, parathotë edhe  një marrëdhënie të re mes dy udhëheqësve dominues të skenës, përkatësisht zotit Rama dhe zotit Basha. Këta kanë zgjedhur të mos trashëgojnë përdorimin e armës së konfliktualitetit alla Berisha në të nesërmën politike të tyre dhe të partive që kryesojnë. Vendi i të tretit, pra i partisë së Tretë, nuk është sipas gjasave aq i vyer sa ka qenë gjatë dy mandateve qeverisëse të periudhës 2009-2017 për të dy partitë kryesore.” E treta” mund të krijohet edhe ndryshe. Këtë filozofi po ekspozon në sjelljen e vet PS dhe PD, por sidomos zoti Rama, si pretendues më i mundshëm i pushtetit të forcës shumicë.

Për shkak të kësaj situate, agresiviteti LSI-PS është edhe më i madh. Por janë edhe arsyet e tjera që lidhen me bashkëjetesën  e dashurisë dhe urrejtjes në raportet Rama-Meta. Bashkëjetesë nga halli dhe siç u provua jo, për shkak të idealit për një të majtë të bashkuar. Ky koncept tashmë ka vdekur dhe për këtë vdekje askush prej udhëheqësve nuk ka kohë të pyesë, e aq më tepër të kërkojë përgjegjësi.

Nëse do respektonim John Devvey-n kur flet për “Publiku-n dhe problemet e tij”, atëhere do të na duhej të pranonim se kjo ndodh se publiku tek ne është i pazhvilluar, por ende gjallë.

Nga ana tjetër, cilësimet e LSI-së për qeverisjen që qenka më e keqe gjatë 20 vjetëve, janë një vetëndëshkim politik, që mund t’i shkaktojë kosto në raport me elektoratin. Asnjëra prej dy forcave bashkëqeverisëse PS-LSI në këto katër vjet qeverisjeje nuk pati një nismë publike për analizë të qeverisjes dhe aq më tepër, asnjëherë mes tyre nuk pati një llogaridhënie për ato ç’ka ngrenë në këto ditë fushate.

Nga një martesë zyrtare nuk mund të rezultojë kurrë një fëmijë bonjak. (!)  Ky është abuzim me publikun dhe sidomos, ky është manifestim skandaloz i shpërfilljes dhe injorimit të intelektit të publikut. LSI nuk ka një kampion kontrasti brenda qeverisjes me të cilin të sfidojë qeverinë apo hisenë rilindase të zotit Rama, tek e cila ishte pjesë në të gjitha ditët kalendarike të mandatit.

Zoti Meta para dy ditësh kërcënoi se nuk do të dekretonte kryeministrin e ri. E shihni si një taktikë elektorale apo si një realitet që mund të ndodhë?

Është thjesht deklaratë e një protagonisti elektoral që nuk do të jetë de jure,  i tillë gjer në ditën e fundit të fushatës. Eshtë shërbesa e fundit elektorale që i bën partisë së vet zoti Meta. Kjo është një deklaratë me jetëshkurtësi. Natyrisht zoti Meta si President i Republikës do mendohet shumë gjatë kohës së pritjes së rezultatit zgjedhor të 25 qershorit. Do të mendohet jo për të qenë bllokues apo refuzues i procedurës ligjore si President, por për të qenë sadopak ndihmues në faktorizimin e përhershëm të rolit të partisë së tij në spektrin partiak dhe në raport me pushtetet në këtë vend.

Kjo është e natyrshme për çdo politikan.

Paralelisht me fushatën dhe përplasjet, po pritet vendimi i Kushtetueses për ligjin e vettingut. Ambasada e SHBA reagoi ashpër për këtë çështje. Mendoni ju se do të ketë një shfuqizim të disa neneve të vettingut?

Unë besoj se nuk do të ketë shfuqizim nenesh të ligjit të njohur me emrin “Vetting”. Arsyet kryesore që më mbajnë në këtë bindje janë tri. Së pari; nuk ka mospërputhje midis  Kushtetutës dhe ligjit të ri. Së dyti, Gjykata Kushtetuese është vetë subjekt i ligjit kushtetues. Së treti, përmbajtja e ligjit ka lënë dhe “siguresën” e ankimit të vendimit  të Komisionit. Nga miq të mi juristë dhe njohës të konstitucionalizmit ka interpretime se përmes një ankimimi të tillë në Gjykatën Kushtetuese, synohet të konstatohet  jokushtetutshmëria e ligjit. Dhe është e kuptueshme që në këtë interes pikëtakohen edhe njerëz të sistemit që kërcënohen nga reforma edhe përfaqësues të lartë të interesit politik. Provat e rezistencës anti-vetting dhe të devijimit mbeten në fuqi gjer në castin e fundit. Për këtë arsye, syceltësia e faktorit ndërkombëtar, i cili tashmë është pjesë organike e veprimit të Vettingut sipas amendimeve kushtetuese, është në shtim dhe jo në rënie edhe përgjatë periudhës vijuese sidomos deri në fund të këtij viti.

Para dy ditësh Unioni i Gazetarëve pati një deklaratë të posaçme në lidhje me padinë e zotit Gjin Gjoni ndaj disa gazetarëve. Deklarata e Unionit u shpërnda edhe nga ambasada e SHBA. A mendoni se ndërkombëtarët po ndjehen vetëm në betejën e vettingut?

Nuk mendoj fare se ndihen vetëm ndërkombëtarët. Ata qysh në nisje të këtij procesi kanë pasur partneritet. Partenriteti vendas me ta ka pasur qëllime dhe interesa të ndryshme.  Problemi qëndronte se më të gatshmit publikisht po dukeshin sikur nuk kanë detyrim të barabartë për nënshtrim ndaj vettingut. Koha e ardhme do ta dëshmojë këtë, por afati i saj është përhershmërisht vijues.

Ndërsa përsa i përket deklaratës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ajo ka lidhje me reagimin ndaj proceseve gjyqësore të hapura ndaj dy mediave dhe disa kolegëve, për pretendim të prishjes së imazhit të zotit Gjin Gjonaj. Në cilësinë e paditësit, zotëria aktualisht mban edhe statusin e anëtarit të KLD-së dhe të Gjyqtarit të Apelit. Këto cilësi të tij, indirekt apo qoftë edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë cënojnë imazhin e barazisë së palëve në këtë process, sikundër lenë shteg edhe për intimidimin e procesit për shkak të pozitës së tij brenda sistemit aktual të gjyqësorit. Hedhja e kësaj deklarate në faqen zyrtare të f b nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, mendoj se është një mbështetje për këtë pretendim logjik dhe pse jo, edhe një mesazh për njerëzit e sistemit të drejtësisë në këtë vend. Sa për vetminë, në një vend dhe shoqëri si e jona, ajo nuk ka lidhje kurrë me të huajt, por me aktorët dhe pengimtarët që kanë pasur fuqi dhe pushtet, por që nuk kanë garanci për këto të fundit, në të ardhmen e afërt. Vetmia nuk mund të kërkohet tek të huajt e përkohshëm, por ajo bëhet e frikshme kur bëhet armë në duar të të përkohshmëve që ndihen të përhershëm. E kam fjalën për ata që në  kohën e sotme që shpesh e cilësojnë edhe si “epoka e tranzicionit”, siç do të shprehej i mençuri i heshtur Gjergj Peçi, na futën frikë e mërzi sikur na erdhi nga  “faktorë natyrorë”.

Zoti Çipa zgjedhjet e Kosovës nuk prodhuan zgjidhje, si e parashikoni ju do të kemi një impas apo do të ketë një qeveri që të zgjasë dhe të miratojë Demarkacionin dhe Zajednicën?

Së pari unë nuk mendoj se zgjedhjet në Kosovë nuk provuan zgjidhje. Ato  nuk dhanë një fitues  absolute, por rezultojnë një provë e rëndësishme për përfaqësimin e ndryshuar politik në shoqërinë e Kosovës së sotme. Këto zgjedhje potencuan spektrin real të pluralizmit partiak dhe politik në vend. Sollën risi të nivelit përfaqësues në këtë spektër dhe tashmë kemi një parlament me aktorë rivalë në gjithë vlerën potenciale të fjalës. Politika në Prishtinë pas këtyre zgjedhjeve, nuk është si në mandatin e shkuar. Kjo do të shihet. Nuk pres impas, por sipërmarrje që do të kalojnë nga një normë e re e luajalitetit politik  sidomos për dy prej cështjeve të mbartura nga legjislativi i mëparshëm i Kosovës, kryesisht demarkacionin. Sa për Zajednicën, ajo fatkeqësisht nuk është mundësisht e zgjidhshme në këtë kohë dhe sidomos nga parlamenti i ri.

Ju shikoni Albin Kurtin apo Haradinaj si kryeministër të mundshëm ?

Personalisht do të doja Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, por si më të mundshëm shoh Ramush Haradinajn. Kapërcimet që afishoi i pari, në cilësinë si kandidat për kryeministër janë  më  pak të mjaftueshme e të  besueshme  se sa lëvizjet praktike që ka nisur të realizojë Haradinaj.Ndonëse të dy pretendënetët për kryeministër i ndan “nderimi për “të pastrën” dhe  përbuzja “për të zbatuarën” . /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Nga Ermir GJINISHI: A ka ardhur koha për një marrëdhënie të re midis fesë dhe shtetit?

Nga Ermir GJINISHI: A ka ardhur koha për një marrëdhënie të re midis fesë dhe shtetit?

Humbet mbështetjen e partisë së tij, kryeministri rumun nuk pranon të dorëhiqet

Humbet mbështetjen e partisë së tij, kryeministri rumun nuk pranon të dorëhiqet

Çuditë e krizës së Gjirit: Katari nënshkruan marrëveshje me SHBA-në për blerje avionësh luftarakë

Çuditë e krizës së Gjirit: Katari nënshkruan marrëveshje me SHBA-në për blerje avionësh luftarakë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.