Vendi i vetëm në Ballkan që do të shënojë rritje të popullsisë në 30 vitet e ardhshme do të jetë Kosova. Të paktën kështu thotë një parashikim i CIA-s, sipas të cilit, në Kosovë në vitin 2050 do të ketë 17 për qind më shumë njerëz se sa tani ose mbi 320 mijë njerëz më shumë.
Pra, sipas kësaj prognoze demografike, të publikuar nga gazeta blic online e Beogradit gjithnjë duke u bazuar në informata e CIA-s, Serbia pritet të pësojë më së shumti, pasi deri 2050 do të jetojnë 33,2 për qind më pak njerëz se sa tash. Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë.
Prapa Serbisë, me numër të vogël të popullatës janë vetëm edhe tri vende Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1).
Zvogëlime të popullatës do të ketë edhe në Bullgari, 21,9 për qind, Hungari (12,6 , Greqia (10), B e H (8,2), Rumani (8,2), Mal të Zi (7,9), Kroaci (7,7) dhe Maqedonia (4,4).
Në atë vit edhe në Gjermani do të ketë 12,8 më pak banorë. Do të zvogëlohen po ashtu edhe Finlanda, Danimarka, Portugalia, Çekia, Polonia, Sllovenia…
Ndërkohë rritjen më të madhe do ta shënojë Luksemburgu ku do të 48.3 për qind më shumë se tani.
Në top listën e pesë vendeve që do të kenë më shumë banorë. janë edhe Irlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia.
Numri i banorëve, sipas këtij projeksioni, do të rritet edhe në Spanjë, Zvicër, Belgjikë, Britani, Francë, Austri, Itali. /tesheshi.com/