Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paralajmërimi i një formati tjetër bisedimesh me Serbinë, opozita e analistët: nëse Kosova nuk vendos kushte dialogu dështon sërish

by te Sheshi
08/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Paralajmërimi i një formati tjetër bisedimesh me Serbinë, opozita e analistët: nëse Kosova nuk vendos kushte dialogu dështon sërish

Nga Blendi Gashi

Kryeministri, Isa Mustafa, pas një kohe të gjatë bie darkod me partitë opozitare. Kuptohet jo për Demarkacionin, por lidhur me rrjedhën e bisedimeve që po zhvillohen për një kohë të gjatë Kosovë – Serbi.

Por kryeministri kosovar dhe opozita kanë qëndrime të përbashkëta vetëm për rrjedhën e bisedimeve, por jo për ndryshimin e formatit të bisedimeve.

isaaaKreu i ekzekutivit kosovar, së fundmi në një intervistë dhënë për mediat kosovare ka paralajmëruar format dhe koncept tjetër duke thënë duhet të profilizohet dialogu me Serbinë dhe të përcaktohet një afat kohor kur duhet të përmbyllet.

Ai ka deklaruar se dialogu si i tillë nuk po jep rezultate dhe ka akuzuar Serbinë për papërgjegjësi totale lidhur me zbatimin e marrëveshjeve.

“Ka mbetur që dialogu të rifillojë atëherë kur të konstituohet qeveria e Serbisë, pas zgjedhjeve në Serbi, por ju e shihni se ende kjo nuk po kryhet. Mendoj se dialogu duhet të fillojë me një format dhe koncept krejtësisht tjetër, sepse kjo çka po duket tani lidhur me moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, prolongimin e tyre dhe papërgjegjësinë totale të Serbisë lidhur me marrëveshjet që janë nënshkruar, dhe përforcimet e strukturave paralele, flet se dialogu nuk po jep rezultate për të cilat po zhvillohet dhe nuk ka seriozitet të palës serbe sa i përket dialogut”, është shprehur Mustafa.

“Kosova s’ka fituar asgjë nga bisedimet me Serbinë”

Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se bisedimet me Serbinë duhet menjëherë të ndërpriten.

Sipas tyre, nëse shteti ynë nuk vendos disa kushte për Serbinë, pavarësisht ndryshimit të formatit, bisedimet do të dështojnë sërish.

Pal-LekajKryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se bisedimet me Serbinë ka kohë që kanë devalvuar në diçka tjetër, në tallje të Serbisë me Kosovën.

“Edhe përkundër bisedimeve (i quajtur dialog) Serbia vazhdon ta quajë Kosovën ‘djepi i serbizimit’, e qeveria jonë e gjumit lejon të ngriten përmendore të ‘Carave’ në tokën tonë, ende nuk ka shtrirje të pushtetit të Kosovës në tërë territorin e nuk janë shumë strukturat paralele. Kosova edhe përkundër lëshimeve të vazhdueshme karshi Serbisë, nuk ka fituar asgjë në raport me integrimet Evropiane. Krejt kjo ka ndodhë, sepse qeveria jonë nuk ka pasur agjendë të qartë në këto bisedime, nuk ka qenë në gjendje të vendos kushtet e saj dhe për më keq këto bisedime kurrë nuk kanë pasur afat kohor se kur do të përfundojnë dhe a do të përfundojnë me njohje reciproke. Prandaj konsideroj se nëse vazhdohet në këtë mënyrë shteti ynë do të mbetet vasal e i përulur para Serbisë edhe me tutje”, ka thënë Lekaj, për tesheshi.com.

faikkaNjohësi i rrethanave politike në vend, Faik Krasniqi thotë se mirë që kryeministri Mustafa më në fund e ka pranuar që bisedimet me Serbinë kanë dështuar, edhe pse sipas tij, bisedimet në akoma pa filluar kanë qenë të dështuara.

“Hapi i parë që Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë, është ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë, deri sa ajo t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Hapi i dytë kërkimfalja, kompenzimet e dëmeve të luftës, njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, edhe pse këto kushte Kosova është dashur t’i ketë para se të futet në bisedime”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Sipas tij, mosvënia e këtyre kushteve nga ana e qeverisë së Kosovës, para se të fillonin bisedimet, Serbisë i ka dhënë superavantazh kundrejt Kosovës, dhe është pala serbe që përfitoi nga dobësia e pales kosovare.

“Çdo tentim tjetër i ndonjë shpikje të ndonjë formati të ri për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, do të ishte e dështuar siç ka qenë e dështuar në këto 6 vite të bisedimeve”, tërheq vërejtjen Krasniqi.

/tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Zbardhet grabitja e bankës në mes të bllokut në Tiranë

Zbardhet grabitja e bankës në mes të bllokut në Tiranë

Disa arsye pse duhet të hani pjepër

Disa arsye pse duhet të hani pjepër

Bashkësia Islame e Kosovës nis mbledhjen e ndihmave për Shkupin

Bashkësia Islame e Kosovës nis mbledhjen e ndihmave për Shkupin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

07/07/2025
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni