Ajo që paralajmëroi pak ditë më parë ministri Xhafaj, ka ndodhur orët e mbrëmjes të së dielës.
Policia ka vënë në pranga disa nga kokat e trafikut të heroinës, vëllezërit Avdyli në Shijak, të konsideruar si pjesë e një familjeje kriminale më të cilët është i lidhur dhe Lul Berisha. Madje mësohët se dhe ky i fundit është në kërkim me një urdhërarrest.
Të arrestuar janë vëllezërit Astrit, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli, si dhe kushëriri i parë, Jasim Avdyli, së bashku me mbi 20 persona të tjerë.
Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, ku veçojnë kompania “Orges Albania 2016” dhe hoteli luksoz “Germany” në Durrës. /tesheshi.com/