Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paradoksi: Këshilltarët e ministrave teknikë pa pagë dhe në të zezë! Ç’po ndodh na kabinetin hibrid Rama?

by te Sheshi
14/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Paradoksi: Këshilltarët e ministrave teknikë pa pagë dhe në të zezë! Ç’po ndodh na kabinetin hibrid Rama?

Nga Gjergji Koja

Marrëveshja e 18 majit mes kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, i hapi rrugën përfaqësimit të opozitës në qeveri me ministra teknikë, kjo për të garantuar standardet zgjedhore dhe mbajtjen e administratës larg pjesëmarrjes në fushatë përgjatë orariit zyrtar.

Çdo ministër që morri detyrën, referuar edhe ligjeve në fuqi, ndryshoi stafet politike, ose sikundër njihen “kabinetin”, duke emëruar në këto pozicionet të besuarit ose bashkëpunëtorët e tyre.

Deri këtu gjithçka duket normale dhe është një praktikë që ndodh rëndon, kur ministri i ri përzgjedh dhe emëron kabinetin e tij ku përfshihen edhe ata që quhen këshilltarë të tij.

Paradoksi që po ndodh me këshilltarët e ministrave teknikë është fakti se ata nuk figurojnë si punonjës të administratës, pavarësisht se prej më shumë se dy muaj hyjnë dhe dalin në zyrat e shtetit, kanë zyra, janë pajisur me karta digjitale për të hyrë në institucione, flasin në emër të ministrit, i këshillojnë ato. Pra ata kryejnë çdo funksion që përmban pozicioni i tyre i përcaktuar me ligje dhe rregullore të brendshme.

Tesheshi.com ka mësuar se të paktën këshilltarët e ministres teknike të Arsimit ndodhen në një situatë të padëgjuar më parë, kjo për faktin se nuk figurojnë në asnjë prej borderove të shtetit, përfshi këtu edhe sigurimet shoqërore. Praktikisht ata janë këshilltarë në të zezë dhe kjo më tepër se ndonjë dëm financiar për shtetin tregon mënyrën sesi funksionojnë institucionet më të larta shtetërore, sikundër janë ministritë.

Burimet nga ky dikaster thanë për tesheshi.com se prej dy muajsh askush nuk jep një përgjigje mbi këtë situatë, për të cilën thuhet se është vënë në dijeni zv. kryeministrja teknike dhe drejtuese e Task Force-s së krijuar për zgjedhjet, por edhe kryeministri.

Shkaku që pohohet duket se është banal, por që në thelb nxjerr në pah mungesën e një kulture në funksionimin e institucioneve.

Përplasjet e vazhdueshme, qofshin edhe politike, mes ministres teknike dhe sekretarit të përgjithshëm të MAS, duket se kanë kaluar në fazën e inateve, ku njëri drejtues emëron këshilltarët dhe tjetri nuk i njeh ato.

Ligji ka të përcaktuar se urdhërat e ministrave mund të kundërshtohen në gjykatë brenda 30 ditësh, çka do të thotë se nëse një institucion mendon se drejtuesi i një dikasteri ka marrë një vendim që cenon interesat, i drejtohet gjyqësorit.

Por në rastin konkret duket se janë anashkaluar proçedurat dhe është kaluar në një zgjidhje alla-shqiptarçe: një vetëgjyqësi në kurriz të imazhit.

Tesheshi.com ka kontaktuar me një nga këshilltarët e ministrave teknikë, i cili e konsideron absurd të gjithë këtë situatë, madje shprehet se “është për të vënë duart në kokë”.

“Nga momenti që kam marrë emërimin, unë dhe disa kolegë të tjerë, na është vënë në dispozicion zyra ku kemi firmosur dhe kemi marrë në ngarkim pajisjet e saj. Më na janë dhënë kartat elektronike që mund të hyjmë në institucion dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me detyrën tonë. Por çudia është që emrat tanë nuk kalohen në thesar, i cili lëvron fondet mbi pagat dhe rrjedhimisht derdhen edhe kontributet shëndetësore dhe shoqërore. Pra ne jemi këshilltarë, që nuk figurojmë si të tillë, të paktën në borderotë e shtetit. Një situatë aspak e këndshme që nëse nuk zgjidhet me mirëkuptimin e palëve që e kanë bllokuar, do të marrë përgjigje në gjykatë”, shprehet këshilltari në fjalë.

Në vijim ai shton se çështja nuk ka të bëjë me pagën, por me një fenomen të padëgjuar më parë.

“Nëse unë nuk do të plotësoja kriteret për të marrë funksionin, atëherë cilido drejtues i ministrisë kishte kohën dhe hapësirën e mjaftueshme ligjore për të kundërshtuar emërimin. Por është e pakuptueshme që ne si këshilltarë na jepet e drejta të hyjmë në institucione të rëndësishme të shtetit dhe në fund nuk figurojmë gjëkundi”, shprehet ai.

Duke lënë mënjanë postet apo pozicionet, ajo që duket shqetësuese është fakti sesi zyrtarë të lartë të një dikasteri të pranojnë që në godinën e tyre ka individë që ushtrojnë një detyrë në të zezë, në një kohë kur informaliteti tentohet të luftohet edhe në ato që quhen biznese ambulatore.

Ndoshta ky është nga ato raste që do të mbetet unik në funksionimin e institucioneve, por praktikat në Shqipëri kanë treguar se po ndodhi njëherë, mund të përsëritet dhe të kthehet në një proçes krejt të zakonshëm. /tesheshi.com/

Tags: keshilltarene te zezeqevriatekniket

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Nga Prof. Jeton SHASIVARI: Të gjithë fituan nga Marrëveshja e Ohrit…përveç shqiptarëve!

Nga Prof. Jeton SHASIVARI: Të gjithë fituan nga Marrëveshja e Ohrit...përveç shqiptarëve!

Zjarri në qendrën e azilantëve në Gjermani, dyshimet bien mbi 28-vjeçaren shqiptare

Zjarri në qendrën e azilantëve në Gjermani, dyshimet bien mbi 28-vjeçaren shqiptare

Luanesha shpëton këlyshin e presë së saj (foto)

Luanesha shpëton këlyshin e presë së saj (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni