Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kim Jong-un shpall “fitoren” ndaj Corona-s, fajëson Korenë e Jugut

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    Ajnuddin ishte një snajper taleban, tani ka një punë në zyrë

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    FBI: Iraniani që do vriste John Bolton

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Nga kush u godit imami Zeqir Berisha në Podujevë?

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Kurti, i vendosur për 1 shtatorin

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

    Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Prof. Jeton SHASIVARI: Të gjithë fituan nga Marrëveshja e Ohrit…përveç shqiptarëve!

Nga te Sheshi
14/08/2017
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Prof. Jeton SHASIVARI: Të gjithë fituan nga Marrëveshja e Ohrit…përveç shqiptarëve!

Qëllimi kryesor i Marrëveshjes së Ohrit ishte ndërprerja e konfliktit të armatosur disa mujor të vitit 2001, pra sigurimi i paqes, e jo krijimi i ndonjë modeli efikas dhe perspektiv juridik, politik, kulturor, social dhe ekonomik për zgjidhjen e antagonizmit etnik në Maqedoni midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Në këtë aspekt, Marrëveshja e Ohrit e realizoi qëllimin kryesor, por jo edhe shqiptarët, sepse nuk fituan atë që dëshiruan.

Kur flitet për realizimin e saj, duhet nënvizuar faktin se MO në tri lëmitë kyçe që ndërlidhen me përdorimin e gjuhëve, përfaqësimin proporcional dhe demokracinë lokale, nuk arriti të realizojë barazinë e plotë etnike gjatë gjithë kësaj periudhe kohore 16-vjeçare. Kjo për arsye se gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, të drejtat kombëtare të shqiptarëve vazhdimisht kontrollohen dhe distribuohen nga subjektet politike maqedonase.

Ky dokument nuk arriti të japë përgjigjet e duhura të rrafshit etnik, juridik, politik, ekonomik, financiar, kulturor dhe social të shqiptarëve, ku mbi të gjitha nuk arriti të ndryshojë konceptin kushtetues etnocentrik të imponuar me majorizim qysh me pavarësimin e Maqedonisë në vitin 1991, pra nuk arriti të ndryshojë statusin kushtetues të shqiptarëve në këtë shtet.

Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë gjendje, siç janë: dobësitë “e lindura” e të paevitueshme normative të këtij dokumenti për shkak të shprehjeve jo të qarta, konfuze, jo profesionale dhe jo precize në të (të stilit “as mish as peshk”) ku si shembull konkret, veçohet formulimi injorues dhe ofendues për shqiptarët të shprehur me: “20% e popullatës” sepse shqiptarët në Maqedoni nuk janë fenomen matematikor i përqindjes,por janë popull autokton që jeton në një hapësirë kontinuelegjeografike që posedon të drejtën e pashteruar të vetëvendosjes; mospajtimet midis anekseve kushtetuese dhe atyre ligjore të këtij dokumenti; skadimi i afatit për implementimin e tij; mungesa e traditës demokratike dhe kulturës politike, sidomos ideologjia politike e nihilizimit manipuluestë këtij dokumenti si nga ana e VMRO-DPMNE-së ashtu edhe nga ana e LSDM-së;  shfrytëzimi partiak 13-vjeçar i këtij dokumenti për qëllime pushteti nga ana e BDI-së; mosbesimi ndaj institucioneve; politizimi dhe partizimi i tyre; korrupsioni; tranzicioni i stërzgjatur; praktikat dhe tendencat sistemore diskriminuese; varfëria dhe papunësia; distribuimi joproporcional i buxhetit të shtetit etj.

Këtyre u duhet shtuar edhe faktin se ky dokument nuk arriti të parandalojë edhe krizat e ndryshme gjatë kësaj periudhe 16-vjeçare si: krizat ndëretnike, krizën e integrimeve euro-atlantike, krizat e ndryshme të sigurisë, krizat e demokratizimit të institucioneve, krizat e proceseve të montuara politike, policore,  prokuroriale dhe gjyqësore kundër shqiptarëve, etj., pra, me një fjalë, të gjithë këto faktorë e bëjnë këtë dokument joefikas, jofunksional dhe të dështuar, ndërsa, nga ana tjetër, vazhdimisht po e imponojnë, legjitimojnë dhe legalizojnë nevojën reale për një alternativë të re përmes ndryshimeve dhe avancimeve të reja kushtetuese të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Për këto parametra flasin edhe analizat e ndryshme të organizatave ndërkombëtare, sipas të cilave, përderisa përkrahja e shqiptarëve për këtë dokument në vitet 2001-2005 ishte masive, kurse te maqedonasit ishte nën minimalen, nga viti 2005 e këndej, shënohet një rënie drastike e përkrahjes së këtij dokumenti nga shqiptarët, kurse nga ana tjetër, shënohet një rritje e vazhdueshme e përkrahjes së këtij dokumenti nga maqedonasit që sqarohet me atë se ata nuk humbën aq sa prisnin edhe pse ndjeheshin të rrezikuar, si dhe rritje e përkrahjes së tij nga komunitetet e tjera të cilët fituan më tepër se sa që prisnin nga ky dokument. Rënia drastike e përkrahjes së këtij dokumenti nga shqiptarët shpjegohet me dëshpërimin e tyre sepse ishin pikërisht shqiptarët ata që prisnin shumë më tepër nga Marrëveshja e Ohrit, e  ndërkaq realisht fituan shumë më pak nga ky dokument se gjithë të tjerët.

Nga perspektiva e sotme, Marrëveshja e Ohrit për shqiptarët u konvertua në dokument mossuksesi sepse pas 16 vitesh nuk fituan atë që dëshiruan, kurse për maqedonasit dhe të tjerët u konvertua në dokument suksesi sepse pas 16 vitesh e dëshiruan atë që fituan, pikërisht më marrëveshjen në fjalë . /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot
Kryesore

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022
Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona
Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

08/08/2022
Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!
Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

26/07/2022
Lajme të tjera
Zjarri në qendrën e azilantëve në Gjermani, dyshimet bien mbi 28-vjeçaren shqiptare

Zjarri në qendrën e azilantëve në Gjermani, dyshimet bien mbi 28-vjeçaren shqiptare

Luanesha shpëton këlyshin e presë së saj (foto)

Luanesha shpëton këlyshin e presë së saj (foto)

Del nga qelia pas disa orësh deputeti që aksidentoi për vdekje një qytetar

Aksidenti, PD kërkon heqjen e imunitetit për Aqif Rakipin: rrezikon minimumi 1 vit burg

TË FUNDIT

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

Edhe Sllovenia i “hap krahët” Turqisë

2 orë Më parë
Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

Ç’i shkaktoi tensionet e fundit në Nago-Karabak?

2 orë Më parë
Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

Ç’po bëjnë rusët në skenën e Filarmonisë së Mariupolit?

3 orë Më parë
B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

B i Italisë, si i Shqipërisë: jo vetëm dashuria s’njeh moshë!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

Kurti: Kosova, pa frikë ndaj Serbisë!

11/08/2022
Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

Pegasus: një spiun izraelit me pasaportë amerikane

11/08/2022
Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

Vajza jashtëmartesore e mbretit Albert: Unë, si një copë mish qenve!

10/08/2022
Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

10/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist