Trofeu origjinal i FIFA Ëorld Cup Katar mbërriti në Doha të dielën, më 13 nëntor në fund të turneut të saj global që përfshiu më shumë se 50 vende dhe rajone të botës, vetëm disa ditë para fillimit të Kupës së Botës, e para në një vend arab dhe ne Lindjen e Mesme.
Turneu global i trofeut origjinal të Kupës së Botës filloi në maj të këtij viti në Dubai, duke vizituar të gjitha vendet pjesëmarrëse në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, si dhe të tjera, si pjesë e një tradite të krijuar në 2006.
Gjithashtu, turi promovues ishte një mundësi që tifozët të shohin trofeun për të cilin do të garojnë 32 skuadra nga data 20 nëntor, pra të dielën e ardhshme, deri më 18 dhjetor, Dita Kombëtare e Katarit, kur do të zhvillohet ndeshja finale e Botërorit në stadiumin Lusail.
Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA do të mbetet nën kujdesin e Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë (SC) dhe FIFA-s deri në finale, kur do t’i dorëzohet skuadrës fituese.
Sipas rregullave të FIFA-s, vetëm ish-kampionët dhe krerët e shteteve kanë të drejtë të prekin kupën, e cila mbahet përkohësisht nga kombëtarja fituese.
Më vonë, fituesit marrin një kopje të veçantë të veshur me ar me mbishkrimet e flamurit të turneut, të vendit pritës dhe të përfaqësimit fitues, i cili në vend të kësaj quhet kopja e kampionatit.
Ndërkohë, FIFA-s i kthehet trofeu origjinal i arit. Edhe pse trofeu i jepet ekipit fitues, ai mbetet pronë e FIFA-s. Trofeu është prej ari të pastër dhe peshon 6142 kilogramë. Dizajni aktual daton në 1974.
Gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Botës, vëzhguesit e pavarur vërejnë se Katari po vendos standarde të reja në organizimin e ngjarjeve sportive globale. Mediat theksojnë gjithashtu “se Katari besoi në aftësitë e tij dhe punoi shumë për ta bërë Botërorin një nga më të mirët në historinë e futbollit, duke mos i kushtuar vëmendje fushatave që u bënë kundër tij”.
Sot, shteti i Katarit ka dalë në plan të parë dhe do të jetë në gjendje t’i tregojë të gjithë botës krahët e tij të hapur për të gjithë vizitorët, si dhe shtrirjen e tij.
Gjashtëdhjetë e katër ndeshje do të luhen në tetë stadiume në Katar, shtatë prej të cilave janë ndërtuar për qëllimin e kampionatit. Çdo stadium do të ketë një zonë argëtimi dhe tifozësh.
Pas Kupës së Botës, Katari do të dhurojë 170 mijë vende për ato që kanë nevojë për infrastrukturë sportive, në bashkëpunim me FIFA-n. /tesheshi.com/