Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

    “Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

    Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

    Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

    Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

    Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

    Ocean Viking po kërkon një port…

    Ocean Viking po kërkon një port…

    Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

    Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

    Teksas: gabimi që kushtoi jetë

    Teksas: gabimi që kushtoi jetë

    U lye me gjak për të ngjarë si e vdekur

    U lye me gjak për të ngjarë si e vdekur

    Avionë rusë në kufijtë e NATO-s, F-35 në përgjim

    Avionë rusë në kufijtë e NATO-s, F-35 në përgjim

    SHBA: Armët, pse Republikanët kundërshtojnë Demokratët?

    SHBA: Armët, pse Republikanët kundërshtojnë Demokratët?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

    “Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

    Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

    Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

    Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

    Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

    Ocean Viking po kërkon një port…

    Ocean Viking po kërkon një port…

    Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

    Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

    Teksas: gabimi që kushtoi jetë

    Teksas: gabimi që kushtoi jetë

    U lye me gjak për të ngjarë si e vdekur

    U lye me gjak për të ngjarë si e vdekur

    Avionë rusë në kufijtë e NATO-s, F-35 në përgjim

    Avionë rusë në kufijtë e NATO-s, F-35 në përgjim

    SHBA: Armët, pse Republikanët kundërshtojnë Demokratët?

    SHBA: Armët, pse Republikanët kundërshtojnë Demokratët?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

PORTRET/ Ja kush është ai burrë që i ka bërë këto…

Nga te Sheshi
22/03/2015
në Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
PORTRET/ Ja kush është ai burrë që i ka bërë këto…
8
SHPËRNDARJE

Nga Blerim Kore

Dalta lëviz ngadalë në sipërfaqen e gurit ndërkohë që goditjet ritmike të çekanit shpërndajnë dhjetra copëza guri. Dalta duket se iu bindet në mënyrë besnike duarve që e shtrëngojnë fort duke ravijëzuar kështu mbi sipërfaqen e gurit formën e dëshiruar.

Gurgdhendesi Muhedin Makri

Gurgdhendësi gjirokastrit Muhedin Makri sapo ka filluar t`i japë formë relievit të tij të rradhës mbi një pllakë guri. “Nuk është edhe aq e lehtë ti japësh formën e dëshiruar gurit në disa raste ai është “kokëfortë” dhe nuk i bindët formës që kërkon ti japë dalta”, thotë gurgdhendësi ndërsa e përshkuan gurin si diçka të gjallë.

Tashmë në një moshë rreth 65 vjeçare, Muhedini ka arritur të mësojë të gjitha të fshehtat e mënyrës së gdhendjes dhe punimit të gurit. “Ky zanat në fillim duket i vështirë pasi të duhet ti japësh formë gurit por me kalimin e kohës mua me ka pëlqyer dhe më ka bërë për vetë”, thotë mjeshtri Makri ndërsa shtrëgon fort në duart daltën dhe çekanin.

Prej gati 25 vitesh ai punon dhe skalit në mënyrë artistike gurin duke krijuar nëpërmjet tij me dhjetra punime. Në oborrin e shtëpisë së Muhedinit, në lagjen Dunavat, do të gjesh gjithçka prej guri, sylynjarë uji, drerë të gdhendur në gur, portrete njerëzor, ornamente dhe lule etj. Duket sikur ndjesia e së bukurës në shpirtin e tij është përjetësuar njeherë e përgjithmonë në këto punime të gurta.

“Guri më ka nderuar kudo”, thotë ai, ndërsa sjellë në mendje vitet e punës si gurgdhendës dhe skalitës i relieveve mbi sipërfaqen e pllakave të gurta. Madje për një periudhë përgjatë viteve 90-të ai ka punuar si emigrant edhe në Greqi, në Athinë. Ai i ofronte athinjotëve të interesuar pas këtij profesioni dhe punimeve të ndryshme me dhjetra forma dhe skalitje artistike në gur të cilat zbukuronin oborret dhe dhomat e shtëpive.

shqiponja e gdhendur ne gur nga gurgdhendesi gjirokastrit  Muhedin Makri (1)

Tashmë ai punon çdo mbasdite në oborrin e shtëpisë duke realizuar punime të ndryshme artistike të porositura nga njërëz të apasionuar pas gdhendjes së gurit. “Janë me dhjetra porosi që më mbërijnë nga njerëz të ndryshëm të cilët kërkojnë të përjetësojnë një herë e përgjithmonë në gur portrete njerëzore, kafshë të ndryshme, lule etj, “, thotë Muhedini ndërkohë që mbi sipërfaqen e gurit që ai skalit ka filluar të formësohet një petale luleje.

Por ndër punimet e ndryshme që ai ka realizuar më shumë i ka lënë mbresë gdhendja e një shqiponje. ” Mesa më kujtohet porositësi i saj kërkonte të vinte një shqiponje prej guri në qemerin e gdhendur të portës së shtëpisë”, thotë Muhedini. Pas kishte marrë porosinë gurgdhendësi punoi për gati dy javë për të realizuar relievin e shqiponjës së gurtë. “Ishte diçka e veçantë për mua të gdhendja një shqiponjë guri pasi nuk kisha patur asnjëherë një porosi të tillë.

Plot vullnet dhe pasion, duke punuar mbi gur rreth 12 orë në ditë ai arriti të përfundojë shqiponjën ndërkohë që porositësi i saj ngeli mjaft i kënaqur. Janë mjaft punime artistike të gdhenduar në gur nga Muhedini të cilat zbukurojnë jo vetëm oborret dhe dhomat e brendshme të shtëpive gjirokastrite por porositësit jane edhe nga rrethe te tjera të Shqipërisë.

Goditjet e çekanit mbi daltë kanë shoqëruar gjithë bisedën me gurgdhendësin.

Mbi sipërfaqen e gurit ai tashmë ka përfunduar punimin e rradhës, një lule trendafili me petale të gurta. “Kjo lule nuk ka për tu vyshkur asnjëherë”, thotë gurgdhendësi Muhedin Makri ndërsa përkedhel me gishtat e pluhurosura petalet e trëndafilit të gurtë.

Skalitësi në gur i heroit Adem Jashari

Pjesë e suvenireve turistike të realizuar nga gurgdhendësi Muhedin Makri janë edhe ato me motive nga historia dhe figurat e shquara të Kosovës. Ai ka ofruara për vizitorët një sërë suveniresh, kryesisht të skalitura në gur, në të cilat pasqyrohet historia e Kosovës. Ndër to spikat suveniri me imazhin e heroit  Adem Jasharit të skalitur në një pllakë guri.

suveniri turistik me portretin e Adem Jasharit te skalitur  ne gur

Mjeshtri gurgdhendës, Muhedin Makri, thotë se mes suvenireve me motive nga Kosova nuk kishte si të mungonte imazhi I heroit Adem Jashari. “Për gati një javë punova për të skalitur në gur portretin e Adem Jasharit, thotë gurgdhendësi Makri, ndërsa tregon një portret të luftëtarit të Kosovës të realizuar në gur në formë suveniri.

Pjesë e këtyre suvenireve jane dhe simbolika të ndryshme nga Kosova si: harta e saj, punime të gdhendura në gur në të cilat krahas Ismalit Qemalit qëndrojnë edhe figura të spikatura të historisë së Kosovës, etj. “Reagimi I vizitorëve në lidhje me këto suvenire ka qenë pozitiv madje kam patur porosi për të realizuar edhe punime të tjera në gur me motive nga Kosova”, thotë gurgdhendësi gjirokastrit Muhedin Makri.

Megjithëse dimër sërish vizitorët vendas dhe të huaja po tërheqin suvenire të ndryshme me motive kombëtare të realizuar në gur të skalitur nga mjeshtri gjirokastrit Muhedin Makri.

Dy gishtat e demokracisë dhe grushti i komunizmit  të gdhendura në gur

Duket se “etheve” të politikës dhe motiveve nga  fushatat  elektorale duket nuk i kanë shpëtuar as artizanët gjirokastritë dhe punimet e skalitura në gur nga Muhedin Makri. Mbështetur mbi këto motive. gurgdhendësi Muhedin Makri ka realizuar në gur të skalitur një dorë të mbledhur grusht si dhe një punim tjetër ku spikasin dy gishata e ngritura lart.

Gurgdhendesi Muhedin Makri 2

“Duke qenë se politika në vendin tonë  është  në plan të parë unë mendova që në mënyrë simbolike të realizoja këto punime në gurgdhendje në fomën e suvenireve turistikë.”, thotë artizani Muhedin. Për të dora e mbledhur grusht e skalitur në gur simbolizon komunizmin e lënë pas ndërsa dy gishtat e ngritura lart janë simbol i demokracisë.

Të dyja këto punime janë vendosur në shitoren e suvenireve tradicionale në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës. “Ato kanë tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të cilët porsa i shikonin qeshnin dhe më pyesnin për to”, thotë gurgdhendësi gjirokastrit. Por ka patur edhe raste kur bashkëqytetarët gjirokastritë qeshin së bashku me të për këto dy suvenire duke i thënë se edhe ai po bëhet politikan. /tesheshi.com/

 

Tags: pasqyra shtypit 22 mars

Të ngjashmeLajme

Gjyqi për 115 ushtarë rusë që refuzuan luftën në Ukrainë
Konflikti

Gjyqi për 115 ushtarë rusë që refuzuan luftën në Ukrainë

27/05/2022
Panikosja e rradhës ndër izraelitë
Të tjera

Panikosja e rradhës ndër izraelitë

12/05/2022
Hagia Sophia, një vështrim në transformimin modern të Turqisë
Sociale & Shoqëri

Hagia Sophia, një vështrim në transformimin modern të Turqisë

26/04/2022
Lajme të tjera
‘Energjia’, dhe vjedhjet nuk po kanë të ndalur: së fundi dhe 19 të arrestuar

‘Energjia’, dhe vjedhjet nuk po kanë të ndalur: së fundi dhe 19 të arrestuar

Rama, e dielë inspektimesh në Sarandë

Rama, e dielë inspektimesh në Sarandë

Nga VEHAP KOLA/ Bojë e pavarur për Bojaxhiun

TË FUNDIT

Muslimanët: Nishani iku si besimtar!

Muslimanët: Nishani iku si besimtar!

7 minuta Më parë
Ish-presidenti Nishani, “lamtumirë” kësaj bote!

Ish-presidenti Nishani, “lamtumirë” kësaj bote!

16 minuta Më parë
“Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

“Pushtimi” i një çisterne nafte: tension i ri Iran-Greqi

2 orë Më parë
Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

Ferizaj nën shok: i riu vret të riun

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

Arma, e shenjtë për nacionalistët e krishterë në Amerikë!

28/05/2022
Rama-Kurti, në “kritikën” e Rexhep Qoses

Rama-Kurti, në “kritikën” e Rexhep Qoses

28/05/2022
Tituj e jo vetëm që meritojnë një ptuuuu…

Tituj e jo vetëm që meritojnë një ptuuuu…

28/05/2022
Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

Drejtësi apo padrejtësi? Vrau 6 muslimanë, por liria ja “bën me sy”

28/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist